web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I shpallur në kërkim për disa vepra penale/ Arrestohet 22 vjeçari në Tiranë

21 Shtator 2020, 09:31, Kronika CNA

Forcat e Posaçme ?Shigjeta? në Tiranë kanë arrestuar shtetasin e shpallur në kërkim Sokol Troka, 22 vjeç.

Arrestimi i tij është bërë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier i ka caktuar masën e sigurisë ?Arrest në burg?, për veprat penale ?Vrasja në rrethana të tjera cilësuese? dhe ?Armëmbajtja pa leje?, pasi më datë 24.11.2019, ka qëlluar në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin I. A.

Gjithashtu, ky shtetas është proceduar penalisht për veprën penale ?Falsifikimi i dokumenteve?, pasi gjatë verifikimit të gjeneraliteteve i ka dhënë punonjësve të Policisë një kartë identiteti të falsifikuar./CNA.al





Lajmet e fundit nga