web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plagosi me armë zjarri 45 vjeçarin në Astir/ Arrestohet pas disa orë kërkimesh i riu

20 Shtator 2020, 18:53, Kronika CNA

Është vënë në prangat e policisë pas disa orë kërkime, autori i plagosjes me armë zjarri pasditen e sotme në zonën e Astirit.

Shtetasi me inicialet A.M 20 vjeç, qëlloi me armë zjarri shtetasin Spartak Beqaraj, pas një konflikti të çastit ndërsa ky i fundit po qëndronte në pallatin e tij.

Aktualisht, 45-vjecari ndodhet në spital pasi ka marrë dëmtime në gishtat e këmbës, ndërsa gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën./CNA.al





Lajmet e fundit nga