web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tentoi të vrasë me armë një person/ Arrestohet 40 vjeçari nga Tirana

20 Shtator 2020, 09:03, Kronika CNA

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më 13 gusht, tek Mali Robit në Golem.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, në drejtimin e Prokurorisë, falë një pune intensive hetimore dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative bënë të mundur dokumentimin ligjor si dhe ndalimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin: D. K., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 13.08.2020, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin E.Xh.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale ?Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë? dhe ?Armëmbajtja pa leje?./CNA.al





Lajmet e fundit nga