web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vllaznia pa frena, prezanton dhe mesfushorin kuksian

18 Shtator 2020, 14:33, Sport CNA

Fjoart Jonuzi është lojtari më i ri i Vllaznisë. Mesfushori kuksian është prezantuar te kuqeblutë pas firmosjes së kontratës për sezonin e ardhshëm.

24-vjeçari ishte pjesë e Gjilanit në IPKO Superligën e Kosovës sezonin e kaluar, ekip me të cilin u shpall nënkampion. Jonuzi është një prodhim i Kukësit, teksa u aktivizua për dy sezone edhe me Laçin.

?Fjoart Jonuzi ka nënshkruar për Vllazninë një kontratë një vjeçare me të drejtë nga ana e Klubit për rishikimin e saj në merkaton e Janarit nëse performanca e lojtarit nuk është në nivelin e dëshiruar nga stafi teknik.

Jonuzi është pëlqyer nga traineri Brdaric për të patur një forcë më tepër në mesfushë?, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit shkodran.

 

 





Lajmet e fundit nga