web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Pipero “harron” koronavirusin/ Puthje dhe përqafime në Skrapar ku u shpall “Qytetar Nderi”

18 Shtator 2020, 16:04, Sociale CNA

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero u nderua sot në qytetin e tij të lindjes, në Skrapar, me titullin e lartë ?Qytetar Nderi?.

Me këtë rast, Pipero u prit me buqeta me lule nga qytetarët e Skraparit, miqtë, kolegët dhe familjarët e tij.
Këshilli Bashkiak miratoi me unanimitet dhënien e titullit ?Qytetar Nderi? i Skraparit prof.dok.Pëllumb Piperos, me motivacionin ?Për veprimtari të shquara profesionale dhe akademike përgjatë gjithë karrierës së tij në fushën e mjekësisë, vëçanërisht atë të sëmundjeve infektive si dhe për kontrrollin e çmuar profesional e publik në përballimin e situatës së pandemisë së shkaktuar nga Covid-19?, thuhet në njoftimin e bashkisë Skrapar.

Megjithatë, duket se mjeku për një çast e ka harruar koronavirusin, pasi siç duket edhe nga fotot e shkrepura, nuk kanë munguar përqafimet dhe puthjet me njerëzit. Ndërkohë që prej fillimit të pandemisë nuk kanë ndalur thirrjet për distancim social, shmangien sa më shumë të puthjeve, përqafimeve, shtrëngimet e duarve dhe grumbullimet e njerëzve./CNA.al





Lajmet e fundit nga