web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha i përgjigjet Metës pas provokimit

18 Shtator 2020, 19:44, Politikë CNA

Dy javë më parë, Ilir Meta shpërndau një lajm nëpërmjet zëdhënësit të tij Tedi Blushi, në mediat e LSI-së, duke thënë se presidenti ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen dhe të bëhej kryeministër apo ministër i Brendshëm, në datën 26 prill.

I pyetur në lidhje me këtë qëndrim, Lulzim Basha dje tha se kishte pasur kontakte me presidentin dhe nuk e dinte këtë gjë. Por, Luli e di shumë mirë sesi serviren këto fake news dhe se ishin mesazhe të drejtpërdrejta për të personalisht. Dhe Luli nuk ka nguruar t?i përgjigjet Ilir Metës drejtpërdrejt.

Ai ka thënë se është shpejt të flitet për postin e Presidentit. Pra nuk e ka të sigurtë vendin Ilir Meta dhe ka thënë se është ende shumë shumë shpejt për të folur për ndarjen e pushtetit me Metën. Megjithëse tha se Ilir Meta ishte president i zgjedhur nga Rilindja, por që kishte bërë punë të mirë duke mbrojtur Kushtetutën.

Kujtojmë këtu se disa muaj më parë në muajin maj, Lulzim Basha kur doli në ?Opinion? tha se Ilir Meta do të ketë mandat tjetër si president dhe do të mbështetej e votohej nga PD si president. Rreth katër muaj më parë Ilir Meta do të ishte president i PD-së dhe LSI-së, pas zgjedhjeve të 2021. Ndërsa dje Luli bëri një hap pas. Duke i kthyer një përgjigje Ilir Metës dhe qëndrimit të tij publik, se do të ishte kryeministër, apo ministër i Brendshëm.

Lufta midis Metës dhe Bashës po thellohet. Përplasjet mes LSI-së dhe PD-së po shkojnë keq e më keq, megjithëse për fasadë po përpiqen të thonë se janë bashkë, se nuk kanë asnjë debat dhe gjithçka po shkon shumë mirë.
Mjafton shashka e presidentit, por edhe përgjigja e djeshme e Lulzim Bashës për të kuptuar sesa mirë po ecwn koalicioni opozitar, që fillon me Lulzim Bashën, shkon tek Monika Kryemadhi, ka në krah parti të majta, ish-pronarë, komunistë dhe aleancën greko-çame./CNA.al





Lajmet e fundit nga