web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Propozimi i PS për ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Topollaj: Thellësisht antikushtetues

18 Shtator 2020, 18:41, Politikë CNA

Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj, thotë se drafti i propozuar sot nga PS për ndryshimet në Kodin Zgjedhor është thellësisht antikushtetues.

Duke e cilësuar si një propozim idiot. Topollaj thotë se nuk i i lejon qytetarët të rendisin deputetët fitues të partisë së tyre dhe as i lejon subjektet zgjedhore të hapin listat sepse i detyron ato të bëjnë një renditje paraprake që ka vlerë thelbësore për fituesit.

?Propozimi i sotem i PS eshte AntiKushtetues
Drafti i propozuar sot nga PS per ndryshimet ne Kodin Zgjedhor eshte thellesisht antikushtetues. Ndryshimet e ligjit themeltar ne 30 korrik i dhane te drejten qytetareve te rendisin kandidatet e partise te cilen ata votojne dhe mundesine subjekteve zgjedhore per te konkuruar me lista 100% te hapura.
Propozimi idjot i dites se sotme as nuk i lejon qytetaret te rendisin deputetet fitues te partise se tyre dhe as i lejon subjektet zgjedhore te hapin listat sepse i detyron ato te bejne nje renditje paraprake qe ka vlere thelbesore per fituesit.

Shpikja e ?hersit? per te percaktuar fituesit e listes, jo vetem ska asnje lidhje me hapjen e listave te miratuara ne 30 korrik, por shkel edhe parimin Kushtetues te barazise.
Nese Rama ka hallin e enturazhit te partise se tij, ne 30 korrik i ka lene vetes mundesine qe 30% te listes se vet te mund ta beje te mbyllur dhe ne kete menyre ti percaktoje elektoratit socialist pjesen derrmuese te deputeteve qe do dalin nga kjo sigel ne zgjedhjet e 25 prillit. Cdo gje tjeter bie ndesh me Kushtetuten dhe rrezohet diten e pare qe vendi ka nje Gjykate Kushtetuese funksionale?, shkruan Topollaj në një postim në rrjtetet sociale./CNA.al





Lajmet e fundit nga