web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Formula e PS për listat e deputetëve/ Gjiknuri: Çdo kandidat njihet për bëmat e tij, unë jam marrë shumë me...

18 Shtator 2020, 17:12, Politikë CNA

Partia Socialiste propozoi në Këshillin Politik formulën si do të bëhet shpërndarja e deputetëve tashmë me lista të hapura.

Në ABC Neës, Damian Gjiknuri u pyet nëse me këtë propozim bëhet spostim de facto i kandidatit që mund të vendoset në fund të listës. Por Gjiknuri thotë se çdo kandidat nëse ka dhënë kontribut në komunitet do të votohet edhe nëse është vendosur në fund të listës.

-Se mos vendosni Gramoz Ruçin në Gramsh në fund të listës?

?Gramozin edhe po ta fusësh të fundit në Gramsh, del deputet. Çdo kandidat njihet për bëmat e tij. Unë jam marrë shumë me vota si shumë kolegë. Shumë thonë do ta jap voten ç’ke ti dhe sta japin. Nuk e di njeri se si voton se vota është e fshehtë.

Kjo është fushatë, në këtë themi mos votoni Berishën mos votoni Bashën. Kur ke garë do do kesh dhe kështu tensionesh, ky është elementi i dobët për listat e hapura është dhe luftë brenda llojit?, u shpreh Gjiknuri.

Lidhur me kërkësën e opozitës që OSBE të asistojë, Gjiknuri tha se çështja e koalicioneve nuk është teorike se prish ekuilibrin politik.

“Opozita do të mbrojë traditën.  Tradita u thye. Ti vazhdon me traditën. U ndryshua mënyra e votimit të kandidatëve dhe kjo sjell modifikim të formulës së kalicioneve, nuk jemi në të njëjtat kushte, koalicioni nuk ka qenë pjesë debati, por hapja e listave që është tani fakt i kryer, unë personalisht kam qenë kundër kam pikëpamjet e mia. Por ne kemi gjetur zgjidhjen si çdo vend europian?, tha Gjiknuri./CNA.al





Lajmet e fundit nga