web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Atentati në Tiranë/ Zbulohet identiteti i të plagosurit, vëllain ia vranë një vit më parë

15 Shtator 2020, 18:23, Kronika CNA

Zbulohet identiteti i personit të plagosur nga shpërthimi që ndodhi mbrëmjen e sotme në zonën e Vasil Shantos në Tiranë.

Mësohet se nga shpërthimi ka mbetur i plagosur Prend Gjini, i cili ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje kritike për jetën.

Drejtori i policsë së Tiranës Rebani Jaupaj zbuloi se Gjini është futur në sallë për operim, ndërkohë që nga shpërthimi ka mbetur i lënduar edhe një shtetas italian që ka qenë duke kaluar rastësisht pranë makinës.

Raportohet se familjes Gjini i është bërë atentat edhe më parë. Në gusht të vitit 2019, vëllait të Predn Gjinit, iu bë atentat teksa ishte duke udhëtuar me automjetin e tij tip ?Benz? së bashku me familjen.

Armando Gjini njihej si pjesë e bandës së Met Kananit, i njohur nga mediat turke si “Eskobari shqiptar” për shkak të famës që ai ka marrë atje si koka e një rrjeti të madh të trafikut të lëndëve narkotike.

Gjini u arrestua më 12 maj të 2018 si pjesë e grupit të baronit të drogës, Kanani, së bashku me 37 persona të tjerë. Atyre iu sekuestruan 8 ton drogë.

Ndërkohë, për atentatin e ndaj Armando apo Tonin Gjinit, nuk është zbuluar ende autori./ CNA.al





Lajmet e fundit nga