web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Akuza për plagjiaturë/ Flet ministrja e ardhshme e Arsimit: Mendova se provimet për mua mbaruan…

15 Shtator 2020, 11:48, Aktualitet CNA

Akoma pa u dekretuar nga presidenti Meta, ndaj ministers së ardhshme të Arsimit Evis Kushi, janë hedhur akuza se ajo është e përfshirë në plagjiaturën e një teksti shkencor.

Ajo thekson faktin që ky për të është një provim shumë i vështirë për të, por bie në pah fakti se nuk mohon akuzat për plagjiaturë dhe gjithashtu nuk jep asnjë argument  mbrojtës.

?Kur mora doktoraturën në Stafforshire University në Britaninë e Madhe, pas pesë vitesh studime e vajtje ardhje mes Elbasanit dhe Stoke-on-Trent, mendova se provimet për mua mbaruan. Por paskam qenë aq gabim sa s?ka! Ky i tanishmi është një provim aq i vështirë sa nuk gjej fjalë ta shpreh! Uroj që të kem ndihmën tuaj dhe të kolegëve të mi të shumtë në botën universitare për t?ia dalë faqebardhë?, shkruan Kushi, por nuk mohon akuzën?, shkruan ajo.

Me anë të një stausi në rrjetet sociale, ajo shkuan se se synimi i saj si ministre e Arsimit për gjithë Shqipërinë është që të nderojë qytetin e saj Elbasanin, PS-ë dhe Edi Ramën.

??Do bëj gjithçka mundem që të nderoj Elbasanin tim, Partinë Socialiste dhe kryeministrin tonë dhe që kur të kthehem një ditë në auditor të kem respektin e të gjithë kolegëve të mi për atë që do të jem si drejtuese e arsimit. Një pedagoge dhe qytetare në shërbim të përulur ndaj komunitetit të madh të dijedhënësve?, përfundoi ajo.





Lajmet e fundit nga