web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zyrtare/ Futbollisti i Kombëtares prezantohet te klubi i Serisë A

14 Shtator 2020, 15:09, Sport CNA

Pritja merr fund, edhe Ardian Ismajli i shtohet kolonisë së madhe të shqiptarëve në Serinë A, ku tashmë është sistemuar thuajse e gjithë prapavija kuqezi. Ismajli gjendej prej ditësh në Itali ku kishte gjetur akordin me klubin e sapongjitur në elitë, Specia, por vetëm sot ka ardhur zyrtarizimi i marrëveshjes mes palëve.

Ismajli ndiqej me interes në Itali dhe shumë klube e kishin kontaktuar mbrojtësin. Por ai nisi bisedimet me Specian dhe akordi me klubin u sigurua që kur Ismajli udhëtoi deejt Shqipërisë për t?iu bashkuar kombëatres, edhe pse më pas u dëmtua dhe u desh të largohej nga grumbullimi. Ai udhëtoi drejt Italisë dhe pas riaftësimit kaloi vizitat mjekësore. Sot erdhi lajmi zyrtar i transferimit të tij te klubi italian nga radhët e Hajduk Split.

Ismajli ka firmosur për tre vitet e ardhshme te Specia, duke shpresuar që të ndjekë gjurmët e Amir Rrahmanit, i cili vetëm pas një viti në Serinë A, gjeti akordin me një skuadër të madhe si Napoli.

?? Ardian Ismajli è un nuovo difensore delle Aquile ?

?? https://t.co/BITUsb9MBp pic.twitter.com/mpAFPCERwW

? Spezia Calcio (@acspezia) September 14, 2020





Lajmet e fundit nga