web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe Ligji i Presidentit/ Kuvendi ngre dy grupe pune

14 Shtator 2020, 10:58, Politikë CNA

Kuvendi ka ngritur dy grupe punë që do të diskutojnë lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor si dhe për ligjin e presidentit, i cili pritet që të pësojë disa ndryshime.

Mësohet se për ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë zgjedhur Damian Gjiknuri, Klotilda Bushka dhe Korab Lita. Ndërkohë që për ligjin për kompetencat e presidentit janë zgjedhur Vasilika Hysi, Adnor Shameti dhe Alban Zeneli.
Pavarësisht faktit që Meta i shpëtoi shkarkimit, shumica qeverisëse po harton ligjin i cili kufizon kompetencat e tij nëpërmjet një ligji organik.

Ky ligj sqaron teknikalitetet e veprimtarisë kushtetuese të Presidentit të Republikës, duke i vendosur disa kufizime. Gjatë ditës së sotme këto grupe pune pritet që të miratohen në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve./CNA.al





Lajmet e fundit nga