web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Jeta ime si një kosh plehrash”/ Këngëtarja e famshme flet për divorcin

14 Shtator 2020, 13:39, Lifestyle CNA

Këngëtarja e njohur Kelly Clarkson bëri të ditur se pas 7 vitesh martesë është divorcuar nga bashkëshorti i saj, Brandon Blackstock. Në një intervistë për  ?Sunday Today? Kelly nuk u step të tregonte se muajt e fundit kanë qenë shumë të vështirë për të.

?Nuk është sekret. Jeta ime ka qenë pak si një kosh plehrash. Personalisht, këto dy muajt e fundit kanë qenë të vështirë për mua. Kam folur me miqtë e mi që janë të divorcuar. Nuk e kuptoj se si njerëzit e kalojnë një situatë të tillë pa folur, sepse është gjëja më e keqe për dikë kur divorcohet?, është shprehur këngëtarja.

Clarkson ka treguar se së shpejti do të publikojë një këngë të re, që është shumë personale për të. ?Kënga ime e radhës me siguri do të jetë më personalja që kam publikuar ndonjëherë. Dhe e gjithë kënga tregon çdo emocion që përjeton që nga nisja e një marrëdhënieje e deri në përfundim të saj, dhe kjo ka qenë shumë terapeutike për mua?, ka thënë Kelly gjatë intervistës.

Pas gati 7 vitesh martesë, ajo po lufton për të drejtën e kujdestarisë së djalit dhe vajzës së saj, Remington dhe River. Kelly Clarkson kishte pak kohë e ndarë, derisa u divorcua ligjërisht në 4 qershor./ CNA.al





Lajmet e fundit nga