web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Situata në spitalet Covid dhe rifillimi i shkollës/ Ministria apel të fortë qytetarëve

13 Shtator 2020, 14:38, Lifestyle CNA

Në spitalin Infektiv dhe ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 178 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Nisur nga kjo situatë, ministria e Shëndetësisë fton qytetarët të respektojnë masat, ndërsa një mesazh të fortë jep edhe për nxënëit dhe mësuesit.

Ministria i kërkon mësuesve, prindërve dhe nxënësve të tregojnë kujdes me zbatimin me përpikëmri te masave që frenojnë përhapjen e covid19.

Ministria e Shëndetësisë apelon për respektimin e distancimit social, vendosjen e maskave ose barrierave mbrojtëse, larjen ose dezinfektimin e duarve, ajrosjen e ambienteve, matjen e temperaturës së nxënësve çdo ditë.

?Të gjitha institucionet arsimore që fillojnë ditën e nesërme mësimin duhet të zbatojnë me rigorozitet Udhëzimin mbi masat anti-COVID19 me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit CARSCOV2.

Strukturat e sistemit shëndetësor janë në gatishmëri për t?ju përgjigjur çdo problematike, si dhe për të identifikuar dhe izoluar në kohë çdo rast të dyshuar?, thuhet në deklaratë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga