web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pas Kosovës, Izraeli nënshkruan marrëveshje historike me një tjetër shtet

11 Shtator 2020, 17:40, Kosova & Bota CNA

Izraeli dhe shteti i Gjirit të Bahreinit kanë arritur një marrëveshje historike për të normalizuar plotësisht marrëdhëniet e tyre.

Lajmin e ka bërë të ditur Presidenti i SHBA Donald Trump.

?Vendi i dytë arab që bëri paqe me Izraelin brenda 30 ditësh,? shkroi Trump në Twitter.

Menjëherë pas njoftimit të Trumpit ka reaguar kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili e ka vlerësuar lartë arritjen e marrëveshjes.

“Marrëveshja shënon një epokë të re të paqes”, tha kryeministri Netanyahu.

Për dekada, shumica e shteteve arabe kanë bojkotuar Izraelin, duke këmbëngulur se ata do të vendosnin lidhje vetëm pasi të zgjidhej mosmarrëveshja Palestineze. Por muajin e kaluar Emiratet e Bashkuara Arabe ranë dakord të normalizojnë marrëdhënien me Izraelin./CNA.al





Lajmet e fundit nga