Të premten, mbledhja e Grupit të PS-së dhe kabinetit/ Zbardhet agjenda e takimit
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Më mirë të mos e kujtojmë më tezën e maturës me aventurat e Turit!
Ta quajmë histori të kaluar, ta harrojmë sa më shpejt sepse është turpi i arsimit shqip ndofta që nga shkolla e motrave Qirjazi në Korçë! Në vend ta harrojë, dikush e kujton përsëri! Cfarë komedie!
Unë nuk merrem më me Turin, turpin! Kam kuptuar që ajo tezë banale, mediokre, aluçinante, nuk është e rastit, por plotëson dy kushteve që janë shumë serioze:
1. Në programin e letërsisë të shkollave të mesme, si në filozofi, ekonomi, psikologji, ka një reduktim të dijes, nxënësve u mësohen dije që janë ndofta për tetëvjeçare, cikli i ulët. Meqë kështu, sigurisht që nuk ka se çfarë teze të bëjnë se i kanë lënë nxënësit pa dije sikurse provohet më tej pastaj. Prandaj pyetjet iu ngjanë basteve : Ku do ulet miza që fluturon atje tej? Po e gjete ke dhjetë, po nuk e gjete ke nëntë!
2. Me ato teza surrogato me Turin, turpin, u jepet mundësia edhe nxënësve mesatarë ose shumë të dobët, ose nxënësve të privilegjuar si fëmijë pushtetarësh, ose militantësh lokalë partiakë, të konkurrojnë si të shkëlqyerit. Tur ju, Tur ne!
Pra teza me Tur, turpin, që ta harrojmë sa më parë, nga pikëpamja sociologjike është shumë e kuptueshme. Ka një sociologji të injorancës, sikurse ka sociologji të budallallikut, sociologji e shkollës, sociologji e privilegjeve, etj. Janë shkenca më vete!
Ne duam ta harrojmë Tur, turpin, Turi na e kujton përsëri. Na thotë se atë tezë e kanë përgjigjur saktë 12 mijë maturantë!
Si është e mundur që na duhet të bëjmë edhe sociologji të tralalalasë!!! Po çfarë quan të saktë si përgjigje? Se nëqoftë saktësi quhet ajo që është e gabuar, ata që përgjigjen kot e më kot quhen se kanë dhënë përgjigje të saktë. Ky është pikërisht krimi i Tur, turpit. Jo thjesht te ajo tezë që shpreh të gjithë tragjizmin e dijeve të padhëna në shkollë, por edhe sepse shkolla në një test shtetror u mëson nxënësve që atë që e thonë gabim t?ua quajë të saktë dhe atë që është e saktë t?ua quajë gabim. Ky është krimi, maskarallëku, injoranca, turpi i Turit! Përmbys vlerat, të saktën e quan të gabuar dhe të gabuarën e quan të saktë!
Ky është krimi yt o Turr mbi rininë shqiptare!
Se nëse për shtetin kur 2 + 2 = 5, të gjithë ata që thonë se 2+2 = 4 e kanë gabim. Drejt e kanë ata që ja fusin kot! O sociologjia e kotësisë!
Pa na trego pak sesi ata që sipas teje o Turr e kanë pasur gabim, dhe që u është ngrënë haku!
Dhe kush shan Tur turpin nuk paska formimin e duhur, si ai që formon Tur turpi i botës dhe i arsimit shqiptar!!!
Fyen kritikët që kanë vite shkollimi dhe pune në shkencë dhe arsim ndofta sa dyfishi i moshës së vet!!!
Ik Tur turpi, sociologjia e kotësisë, sociologjia e karrikes prej druri, sociologjia e asgjësë që fryhet bosh, sociologjisë injorancës pa fund!
Nuk ke faj ti!
Lëreni Tur turpin të iki në harresën e asgjësë, mos na e kujtoni më, atë idiotësi, atë thagmë, atë lemeri, atë test se me çfarë i mbushin kokën rinisë sonë njerëz të papërgjegjshëm, lëreni Turin të iki me turpin e vet, ata që mbesin do kenë llogari të rënda për të dhënë!
Historia do e bëjë punën e vet!
Hera e parë që në historinë njerëzore dolën nxënës në demonstratë spontane për të protestuar kundër budallallikut. Kemi parë lloj lloj demonstratash dhe revoltash rinore, por si ajo kurrë. Por, janë të mirë të rinjtë, janë konformistë prindërit e tyre, sepse të kishte ndodhur ajo në Berlin, Paris, Romë, Londër, a Tanganikë, nuk do të kishte mbetur më xham pa thyer, pemë pa shqyer, trotuar pa gërryer për të denoncuar injorancën mpleksur me maskarallik që vjen kur politika bën që asgjëja të ketë guximin të thotë: Fluturon, fluturon gomariiiiiiiiii! Dhe një tufë me idiotë ngrenë dorën unanimisht!
Lëreni Tur turpin që gjoja të iki, në fakt e kanë flakur nga varka në kanione, se Turi vetë nuk ka dhënë shenja ikjeje, sikur të ikte atë ditë, harrojeni Turin që u bë gazi i botës në çdo pijetore, birrari, në kafene, cep lagjeje, ku çdo hokatar i thotë dikujt : Mos fol si Turi!!
Lëreni Turr turpin, harrojeni!
Nga Shaban MuratiPër të kuptuar thelbin e tensioneve të sotm...
Ministrja e Arsimit ia hapi edhe njëherë kapakun historisë s...
Abraham Linkolni është një figurë që më frymëzon edhe kur nu...
Nga Ilir MetajMe mire te dish,apo te kesh?Gjate nje vizite n...
Nga Azgan HaklajPara 20 vitesh teksa Kosova pas gjashtë shek...
Shqipëria, dmth ne, do të paguajmë edhe 44 milion Euro nga t...
Vetëm në një sistem elektoral të pastër kombëtar proporciona...
Nga Përparim Kabo * Në mënyre ligjore 25 prilli 2021 u caktu...
Nga Azgan HaklajÇdo ditë që kalon po me jep të drejtë për de...
Avokati i njohur Spartak Ngjela, ka bërë një analizë të gjat...
Rilindasi “Sami Frasheri” dhe rilindasi Erion Velija po “ndë...
Nga Dr. Bislim AhmetajFaleminderit për kohën dhe predispozit...
Nga Azgan Haklaj Identiteti kulturor në rrezik nga matrapazë...
Tashmë është faktuar që të paktën nga shtatori 2019 deri në ...
Për të kuptuar se përse nuk bën përpara vendi ynë, mjaft të ...
Nga Ibrahim BajramiSot u ndjeva i fyer nga një deklaratë e k...
* Ngadhënjimi i Trumpit shpresa e njerëzimitBota e lirë sheh...
Rruli i Rulit të Arsidit dhe djaloshi i çelur në inkubatorët...
Rezultati i zgjedhjeve në Mal të Zi ishte një shpullë e papr...
Nga Lorenc Vangjeli…sepse mund të vijë një ditë që do të ket...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...