“Projekti “Smart City” me kosto të fryra”/ PD: Kërkohet hetim për 118 milionë dollarët e borxhit
Partia Demokratike ka denoncuar marrëveshjen e qeverisë pë...
Partia Demokratike ka denoncuar marrëveshjen e qeverisë pë...
Bisedimet midis zyrtarë të Turqisë dhe Greqisë në selinë e NATO-s, për të shmangur rritjen e tensioneve ushtarake në Mesdheun lindor, u shtynë deri të enjten, thanë burimet e ministrisë turke të Mbrojtjes.
Bisedimet për ?çtensionimin ushtarak? të njoftuara nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg javën e kaluar, synojnë të parandalojnë një përshkallëzim që vjen nga incidente të tilla siç ishte përplasja muajin e kaluar midis anijeve luftarake greke dhe turke.
Anijet luftarake po ndiqnin nga afër një mjet lundrues turk që eksploronte për naftë dhe gaz në ujërat e diskutueshme mesdhetare në perëndim të Qipros, operacion që Greqia e ka dënuar si të paligjshëm.
Ankaraja dhe Athina pretendojnë secila se zona është pjesë e shelfit të tyre kontinental.
Delegacionet ushtarake të dy vendeve të NATO-s duhej të zhvillonin bisedime në selinë e aleancës në Bruksel të martën, pas një kontakti fillestar javën e kaluar, por burimet turke thanë se takimi ishte shtyrë deri të enjten.
Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu akuzoi Greqinë se ishte tërhequr nga një marrëveshje për të mbajtur bisedime teknike, në të cilat nuk do të flitej për mosmarrëveshjen themelore territoriale, por ku mund të diskutohej për krijimin e një linje të posaçme komunikimi midis ushtarakëve të të dyja vendeve dhe për përdorimin e rregullt të kodit të sinjaleve detare.
“Nëse Greqia beson në vetvete, nëse ka guximin dhe i beson argumentit të saj, atëherë … le të vijë e të ulet në tryezë”, tha zoti Çavusoglu në një konferencë shtypi në Ankara.
Athina thotë se për të hapur çdo diskutim kërkohet largimi i anijeve turke nga ujërat e diskutueshme. Një burim grek i tha agjencisë së lajmeve Reuters se prania e tyre po shkakton tensione dhe “përqendrimin e një numri të madh forcash ushtarake në zonë”.
Greqia kërkon dialog por jo “nën kërcënime, shantazhe dhe provokime”, tha Presidentja greke Katerina Sakellaropoulou.
Greqia gjithashtu po i kërkon Bashkimit Evropian që t?i verë sanksione Turqisë. Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha të premten se udhëheqësit e bllokut do të vendosin për një qasje të tipit “kulaçi dhe kërbaçi? ndaj Turqisë gjatë një takimi në datat 24-25 shtator.
Një zyrtar i NATO-s tha se bisedimet kanë filluar të “vendosin mekanizmat për një çtensionim ushtarak,” por nuk pranoi jepte hollësi./ VOA
Një zjarr ka shkatërruar kampin më të madh të emigrantëve në...
Ish kryeministri italian, Silvio Berlusconi është infektuar ...
Zjarret kanë shkatërruar afro 810 mijë hektarë në Kaliforni ...
Gazetari Adi Krasta ka folur mbrëmjen e sotme për marrëveshj...
Dritan Abazoviç, president i lëvizjes URA në Malin e Zi që n...
Vjosa Osmani është larguar përfundimisht nga Lidhja Demokrat...
Dy gazetarë australianë u larguan nga Kina, mes frikës se mu...
Lideri i VV-së, Albin Kurti, paralajmëroi sot se nuk do ta r...
Lideri i VV-së, Albin Kurti, deklaroi se nuk do ta respektoj...
Bisedimet midis zyrtarë të Turqisë dhe Greqisë në selinë e N...
Rritet sërish numri i rasteve të reja me COVID-19 në Itali. ...
Marrëveshja ekonomike mes Serbisë dhe Kosovës, nënshkruar në...
Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehu sot shqetësimin e...
Autoritetet kufitare të Bjellorusisë thanë se Maria Kolesnik...
Vijon të mbetet shqetësuese situata me Covid-19 në Maqedonin...
Helmimi i udhëheqësit të opozitës ruse, Aleksei Navalni mund...
Zyrtarja e lartë për të drejta të njeriut e Kombeve të Bashk...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ndërmori të ...
Kalendari politik në fushatën zgjedhore presidenciale në Sht...
Presidenti Hashim Thaçi ka folur rreth marrëveshjes së arrit...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...