web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pipero tregon ngjarjen e frikshme/ Një pacient më shkruajti letër amaneti, dëshironte të vetëvritej

9 Shtator 2020, 18:00, Lifestyle CNA

Mjeku Pëllumb Pipero ka folur për rastet e vetëvrasjeve të pacientëve me Covid-19 në Spitalin Shefqet Ndroqi.

Pipero tha se nuk ka shumë informacion lidhur me dy rastet, por sipas tij nga ana mjekësore diçka e tillë mund të ndodhë.

Infeksionisti tregoi edhe një ngjarje që i kishte ndodhur me një pacient, i cili në gjendje depresioni i kishte shkruar një letër amaneti, pasi kishte vendosur të vetëvritej.

?Për vetëvrasjen e dy pacientëve në spitalin Covid 2 në Shefqet Ndroqi, nuk kam shumë informacion. Çështja është në hetim dhe sa më pak të flasim aq më mirë është. Unë them se nga ana mjekësore ndodh. Unë sot po bisedoja me një të sëmurë aty dhe duke qenë mirë e bukur më tha ?doktor sikur po ndjej një dhimbje gjoksi? .

Kjo dhimbja e gjoksit ne na tremb jashtëzakonisht shumë sepse dikush mund të bëjë një infarkt të menjëhershëm miokardi, po kështu ndodh edhe dëmtimi i trurit nga hiposkia, mungesa e oksigjenit. Unë kam insistuar personalisht tek disa pacientë të cilët kanë bërë disa çrregullime të rënda të shëndetit mendor, që kanë pasur psikoza që kanë bërë neuroza, që kanë bërë sjellje të një depresioni të thellë. Për shembull, një pacient shkruajti një letër amaneti dhe dëshironte të vetëvritej.

Ndodhija është aq e shpejtë dhe shpesh pa shenja paralajmëruese sepse është mjaft e vështirë për ta dyshuar më herët dhe parandaluar. Ne mjekët përpiqemi t?u zëvendësojmë atë që atyre u duhet shumë më tepër sesa çdo gjë tjetër, në këtë situatë që janë familjarët?, u shpreh Pipero në Tv Klan./ CNA.al





Lajmet e fundit nga