Connect with Us

Skandali me gjyqin 44 milionë euro/ Faktet që akuzojnë Edmond Haxhinaston, zyrtarët e LSI dhe provat për SPAK

Denoncim

Skandali me gjyqin 44 milionë euro/ Faktet që akuzojnë Edmond Haxhinaston, zyrtarët e LSI dhe provat për SPAK

Publikuar

-

Disa ditë më parë, mediat kanë raportuar për një tjetër vendim të gjykatës në Arbitrazh kundër qeverisë shqiptare, ku firma “Aktor” e cila ishte kontraktuesja për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan, thuhet se ka fituar 44 milionë euro nga qeveria shqiptare.

Pra, Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit (ICC) i ka dhënë të drejtë kompanisë greke, “Aktor”, për punimet shtesë në autostradën Tiranë-Elbasan, duke gjobitur me 44 dollarë euro Shqipërinë.

Pas publikimit të këtij skdnali, ku shteti shqiptarë duhet të paguajë 44 milion euro nga taksat e qytetarëve të vëna si gjobë nga Arbitrazhi, kanë “shpërhyer” akuzat nga palët politike, duke tentuar t’i lënë në dorë “topin” njëra-tjetrës.

Së pari reagoi Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, e cila fajësoi LSI-në.

Sipas Ballukut, shkeljet që kanë shqetësuar edhe kompaninë greke kanë ndodhur në kohën kur kjo ministri drejtohej nga LSI.

Ndërkohë, pas reagimit të Ballukut, ka ardhur një tjetër reagim nga ana e LSI-së, ku është publikuar edhe një letër, që ish-ministri i Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, i kishte dërguar kryeministrit Edi Rama, në vitin 2016, ku mes të tjerash e vë në dijeni për problematikat me firmën greke për këtë autostradë.

Pra letra është dërguar në vitin 2016. Dhe tani lind pyetja për ish-ministrin Haxhinasto, nga 2013 deri në 2016, çfarë ke bërë?

Pse humbët 30 milion eurot e kontigjencave  që ishin në gjendje dhe janë marrë mbi 50 milion dollarë shtesë në kontratë?

Dhe kjo ka ndodhur gjatë kohës që Edmond Haxhinasto ka qënë ministër. Pra, ky është përgjegjësi kryesor, për të paktën 80 milionë dollarë shtesa.

Djalli fshihet në detaje.

Akuzohet një subjekt si Inerte Expres shpk, se gjithçka dhe ç pasojë vjen prej saj.  Akuzat se puna i fillon me qeverinë e Rilindjes, por kontratën e ka në 2012 dhe problemi qëndron se kush është shkaktari që kostot e projektit të rrugës Tiranë-Elbasan kanë shkuar nga 230 milion dollarë, në gati 400 milion dollarë. Se firma ka marrë një kontratë dhe ka kryer furnizimet, dhe në asnjë rast nuk është ajo përgjegjësja.

Së pari, Edmond Haxhinasto

Ky i fundit, dje ka nxjerrë një dokument që ka thënë se në vitin 2016, ai i ka dërguar një letër kryeministrit. (publikuar më lart)

Tani lind pyetja, çfarë ka bërë deri në 2016-ën Edmond Haxhinasto?

Se të hedhësh topin tek tjetri është e lehtë , por është ai ministri përgjegjës. Sepse gjatë viteve që ka qënë në pushtet PD-ja ishte korrekte, nuk ka pasur problematika.

Vetting i brendshëm për kandidatët për deputetë/ Haxhinasto: Kreu i ri i LSI-së me parimin “një anëtar-një votë”
                 Edmond Haxhinasto

Në 2013, pasi iku PD-ja nga pushteti dhe hipi Haxhinasto në karrige filluan zullumet. Janë zhdukur 30 milion dollarë nga kontigjencat, të cilat janë një shumë në kredinë e marrë për të investuar më tej në projekt.

Është shtuar kontrata me 50 milion dollarë.

Si u shtuan 50 milion dollarët, kur në fakt me ndryshimet e bëra në projekt, firma ka kërkuar që të mbajë ajo përgjegjësinë për çdo punim të paparashikueshëm?

Pra, pse Haxhinasto dhe Albion Aliko apo edhe Sokol Dervishaj, kanë pranuar të firmosin shtesa punimesh, kur në fakt mjafton që të hapësh dosjen dhe të shikosh se me ndryshimet e projektit dhe pasojat që kanë ardhur për shkak të ndryshimeve të miratuara në komisionin teknik përgjegjësinë e mbante firma?!

LEXO EDHE:  Abuzimet e Kishës Katolike me të miturit/ Ja shteti i radhës i përfshirë në skandal

Nga 2013 deri në 2017 janë bërë të gjitha zullumet në rrugën Tiranë-Elbasan dhe të gjitha zullumet drejtoheshin nga Edmond Haxhinasto dhe Sokol Dervishaj dhe në fund janë firmosur nga Albion Aliko. Të gjitha të tjerat janë justifikime.

Mjafton që SPAK të shkojë dhe të hapë dosjen e investimit dhe gjithçka ka pasur të bëjë me ndryshimet në projekt, ku miratimet në Këshillin Teknik thonë ekzaktësisht se për punimet e paparashikuara, përgjegjësinë e mban firma.

Pse i ka paguar shteti shqiptar? Pse i ka firmosur Albion Aliko, Sokol Dervishaj dhe Edmond Haxhinasto?

     Sokol Dervishaj

Janë 30 milionë dollarë të kontigjencave dhe 50 milion dollarë shtesa. Pa folur për 44 milion eurot e ardhura së fundi nga Arbitrazhi.

Një hajdutëri ku dokumentat zyrtare akuzojnë njerëzit e LSI-së, të cilët turpësisht kanë zgjedhur të fshihen nën “llogore”.

Dje Haxhinasto nxori një dokument të 2016-ës, por zullumet dhe skandalet që ka pasur ajo rrugë i ka të gjitha gjatë kohës që ka drejtuar ministrinë Edmond Haxhinasto. Ky i fundit para se të dorëzonte ministrinë, për të shpëtuar lëkurën e tij, ka bërë atë dokument.

Në fakt i pari që duhet arrestuar është Edmond Haxhinasto, sepse ka shkaktuar dëm ekonomik, sepse ka firmosur dokumenta me ndryshime projektesh, ku përgjegjësinë duhej ta mbajë firma dhe më pas këto para janë paguar. Sepse ministria e cila drejtohej nga Edmond Haxhinasto dhe më pas nga Sokol Dervishaj, pra nga LSI-ja.

Këto janë fakte të pakontestueshme. Dhe në dokumentin e publikuar dje, Haxhinasto nuk ka bërë asgjë tjetër veçse një autogol me veten e e tij. Ku ka treguar se pas tre vitesh abuzime me investimet në rrugë është kujtuar ti dërgojë një letër kryeministrit për t’i treguar hallet e mëdha.

Por, çfarë bëri tre vite? Apo vetëm grabiti paratë e taksave të shqiptarëve, që do paguajnë kredinë e rrugës, apo 44 milion eurot e vëna gjobë nga Arbitrazhi?

Sepse përgjegjëse është vetë ministria që ka pasur projektin, ministri që do drejtonte projektin ka qënë Edmon Haxhinasto i LSI-së, ka qënë Albion Aliko i LSI-së, ka qënë Dashamir Xhika i LSI-së dhe ministri i fundit Sokol Dervishaj, po i LSI-së.

Sa rastësi ka me korrupsionin në Shqipëri, që ku ka grabitje dhe abuzime me qindra milionë euro, dalin vetëm ministrat e LSI-së me çdo qeveri. (vijon)/ CNA.al

LSI pas skandalit me gjyqin 44 milionë euro për kompaninë greke të rrugës Tiranë – Elbasan

Skandali që i kushtoi Shqipërisë 44 milion euro/ LSI i kundërpërgjigjet MIE-së

MIE pranon humbjen me kompaninë greke/ Fajëson LSI dhe PD

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Sandër Lleshaj, “kapteri” me limuzinë

Publikuar

-

Nga

The scandal with the 100 million car/ Sander Lleshaj cannot put in his pocket the luxurious BMW

Erdhi si ministër i Brendshëm me imazhin e gjeneralit, dorëzoi edhe gradat e tij. Por Sandër Lleshaj duket se tashmë është kthyer në “kapterrin” publik me limuzinë. Megjithëse makina e tij është një BMW luksoze, të cilën nuk e ka as kryeministri dhe asnjë ministër tjetër në Shqipëri.

Makina me targa Gjermane, te Policia e Shtetit

Një mjet që i duhej “kapterr Lleshit” për të shitur mend, apo për t’u rehatuar kohët e fundit të pushtetit të tij, si ministër.

Makina me targa shqiptare, te Ministria e Brendshme

Njeriu i skandaleve, i një pasurie të dyshimtë dhe të fshehur në Gjirin e Lalzit. Një vilë e padeklaruar, që nuk është në emrin e tij.

Bëhet ministër i Brendshëm dhe mbyt qytetarët me gaz lotsjellës. Më pas disa skandale përfshijnë Ministrinë e Brendshme. Që nga emërimet në Policinë e Shtetit, tenderat e zhvilluara dhe së fundi një mjet me një vlerë 100 milionëshe blihet me një formulë ekstraligjore, sillet në Shqipëri me targa gjermane.

Një mjet i blerë për Oficerin e Kontaktit në Ambasadën Shqiptare në Berlin, që tashmë shëtit në Tiranë me targa falso, pa siguracion dhe në të “shtrihet” Sandër Lleshaj, “kapterri” në krye të Ministrisë së Brendshme, që udhëheq Policinë e Shtetit dhe strukturat më të rëndësishme të qeverisë shqiptare.

Lleshaj me makinën luksoze para parlamentit

Përgjegjësi për rendin dhe sigurinë duhej të kishte mjetin e tij luksoz për strategjitë politike të institucionit. Dhe tani është fshehur pas “gishtit”.

LEXO EDHE:  Abuzimet e Kishës Katolike me të miturit/ Ja shteti i radhës i përfshirë në skandal

LEXO EDHE:  Historia e avionëve të mushkonjave, nga Gjadri në Divjakë

Ai makinën nuk e fut do në xhep, as qeveria nuk mund të fshehë skandalin, tentoi që të shmangë përgjigjet zyrtare, duke fshehur dokumentat.

Policia e Shtetit nuk i përgjigjet të dhënave që kërkohen në lidhje me mjetin. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor gënjen publikisht, duke thënë se nuk jep të dhëna private.

Në fakt Sandër Lleshaj, “kapterri” në krye të Ministrisë së Brendshme, nuk mund ta fshehë dot mjetin e tij.

Ne e kemi paralajmëruar disa herë. Ai skandal nuk ka për t’u fshehur dhe nuk ka për t’u ndalur, deri ditën e fundit dhe çdo lloj justifikimi që do të përdorë, thjeshtë dhe vetëm do të thellojë më tej skandalin e “kapterrit” Lleshaj, me limuzinë./ CNA.al

SKANDALI/ DPSHTRR fshehu të dhënat për BMW-në e Lleshajt

Makina luksoze/ Qeveria kërkon të fshehë skandalin e Sandër Lleshajt



Skandali me BMW-në 100 milionëshe të Sandër Lleshajt/ Mjeti qarkullon pa siguracion

Ekskluzive-Sandër Lleshaj dhe Ardi Veliu kapen në mega-skandal/ Si u “përvetësua” makina 100 milionëshe

Skandali me BMW-në luksoze të Sandër Lleshajt/ Makina qarkullon me targa falso

Ministri i Brendshëm përfshihet në skandal/ Fshehu një vilë në Gjirin e Lalzit?

“Ministri i Lalzit”/ Sandër Lleshaj hesht për vilën luksoze

Foto+Video/ Zbulohet vila e ministrit të Ramës në Gjirin e Lalzit

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Skandali-Arrestohen në flagrancë tatimorët/ Policia fsheh ngjarjen

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, sipas të cilit mbrëmjen e djeshme në Tiranë janë arrestuar në flagrancë 4 punonjës të Tatimeve, por lajmi nuk ëshrë bërë public për mediat.

Sipas denoncuesit, arsyeja pse po fshihet lajmi është se kanë frikë se hetimet do të arrijnë deri lart në krye të drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.



“Pershendetje doktor te uroj shendet.Doja tju tregoja nepermjet jush te gjithe shqipetareve se si po behet cdo gje per te mbyllur nje skandal te madh ne Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve.Jane arrestuar Dorjan Flamuraj, Klodian Islami, Erion Trungu, Elis Tushe me para ne xhep e flagrance te gjithe banda gjobevenese e Tatimeve me ne krye kapobanden e famshme Romeo Shehun e Dritan Boci po bllokohet dalja e lajmit ne media se kane hall qe hetimet do arrijne deri lart ne krye te drejtorise. Arrestimi eshte bere dje ne darke ne rrugen e Barrikadave te ne nje bar kafe tek Galeria”-thuhet në denoncim.

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Video-Skandali në Zyrat Arsimore në Peshkopi/ Mësuesi qëndron në Londër por vijon të paguhet

Publikuar

-

Nga

Emisioni “Stop” në Tv Klan këtë të mërkure është ndalur në Peshkopi pas shumë problemesh të raportuara që lidhen me Zyrën Arsimore dhe drejtuesen e këtij institucioni, Brikena Dani.

“Stop” pas një investigimi të bërë ka zbuluar disa problematika për emërimet që janë bërë në këtë zyrë arsimore, por dhe për drejtuesit e shkollave në këtë rreth.



Brikena Dani nga ana tjetër rezulton se është komanduar në krye të ZA Dibër, edhe pse nuk plotëson kriteret, pasi është diplomuar për gjuhë-letërsi me sistemin part-time. Edhe pse vijon detyrën në kundërshtim me ligjin, Dani ka lënë pa punë dhe 300 mësues, pasi u ka ndërprerë kontratat.

LEXO EDHE:  Fati i Teatrit Kombëtar në dorën e SPAK/ Kallëzim Penal ndaj Bashkisë së Tiranës

LEXO EDHE:  Akuzat e PD/ Përgjigjet “flakë për flakë” shkolla e Magjistraturës

LEXO TE PLOTE