Connect with Us

MIE pranon humbjen me kompaninë greke/ Fajëson LSI dhe PD

Politikë

MIE pranon humbjen me kompaninë greke/ Fajëson LSI dhe PD

Publikuar

-

MIE pranon humbjen me kompaninë greke/ Fajëson LSI dhe PD

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka reaguar pas lajmit se Gjykata e Arbitrazhit i ka dhënë të drejtë kompanisë greke “Aktor” e cila hodhi në gjyq shtetin Shqiptar dhe kërkonte 44 milion euro për ndërprerjen e kontratës, për rrugën Tiranë-Elbasan.

CNA.al, raporti dje se shkeljet kanë ndodhur në kohën kur kjo ministri drejtohej nga LSI nga papërgjegjëgjshmëria e ministrave Edmond Haxhinasto dhe Sokol Dervishaj.

Ne reagimin e  saj, Balluku sqaron dhe se pse  kompania greke e hodhi në gjyq shtetin shqiptar ndersa shton se me të ardhur në pushtet qeveria Rama vuri pas hekurave përgjegjësit pranë ARRSH-së për shpërdorimin.

“Kemi ndjekur me vëmendje 24 orët e fundit baltën politike dhe publike, të hedhur nga vetë ata që gatuan çorbën më të madhe, në rastin më të mirë për shkak të injorancës dhe në rastin më të vërtetë për shkak të korrupsionit hierarkik, që nuk lë jashtë asnjë prej tyre. Duke ndjerë detyrim për të sqaruar publikun dhe keqardhje për shfaqjen politike të radhës, po shtjellojmë historikun kokëfortë të kësaj kontrate, që duhet të futet në histori si një rast për studim, se si nuk duhen bërë kontratat.

Kontrata për ndërtimin e rrugës Tiranë – Elbasan është lidhur në vitin 2012, kur në qeveri ishte Partia Demokratike, e cila sot sulmon duke harruar se e nënshkroi këtë kontratë pa studim gjeologjik dhe me dhjetëra ndryshime sipas kërkesave të kontraktorit dhe sigurisht me ndihmën e zyrtarëve të korruptuar, këtë kontrate e ka iniciuar shtrembër që në gjenezë, pikërisht Partia Demokratike.

Stafetën më pas e morën ministrat e transportit dhe drejtorët e emëruar nga LSI, për t’a bërë përfundimisht këtë kontratë një aferë, në disfavor të pastër për Shtetin Shqiptar.

Abuzimet me kontratat e rrugës Tiranë – Elbasan, u bënë të njohura për publikun në fillim të vitit 2018, kur pas denoncimit të kryer nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, organet e drejtësisë arrestuan tre zyrtare të lartë të MIE dhe ARRSH, të emëruar në këto pozicione nga LSI. Zbardhja e kësaj çështjeje nisi në muajin shtator 2017, pas ndryshimit të drejtimit politik të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe kontrolleve dhe auditeve të kryera për procedurat e realizuara.

Vendimi i fundit i arbitrazhit vërteton dhe njëherë se ndryshimet e njëpasnjëshme në këtë projekt, sipas oreksit të ministrave dhe drejtorëve që ndërroheshin dhe i përkisnin LSI, të ndjekur penalisht për shkeljet e kryera, do pasoheshin me faturë financiare për shqiptarët.

Çështja e arbitrazhit në fjalë bazohet në:

Kontratën për ndërtimin e rrugës Tiranë – Elbasan, Segmenti nr. 1, deri në hyrjen e tunelit, km 13, të nënshkruar në 12 Shkurt 2012;
2. Kontratën për ndërtimin e rrugës Tiranë – Elbasan, Segmenti nr. 3, nga dalja e Tunelit, km 15.2 deri në qytetin e Elbasanit, km 27, të nënshkruar me datë 13 shkurt 2012.

Gjithë çështja bazohet në pretendime të ngritura nga Kontraktori JV Copri Aktor në 17 Maj 2015, për kosto shtesë të krijuara gjatë punimeve në Segmentin 3. Kontraktori pretendonte për dëme të shkaktuara nga ARRSH deri në atë moment.

LEXO EDHE:  "Furtunë" në Ministrinë e Bujqësisë/Peleshi me dorë të hekurt ndaj LSI-së

Përsa i përket Segmentit nr. 1, pretendimet nga Kontraktori janë ngritur në 11 Dhjetor 2015, për kosto shtesë të shkaktuara gjatë punimeve në Segmentin 1. Kontraktori pretendonte për dëme të shkaktuara nga ARRSH deri në atë moment.

Të dyja këto pretendime të ngritura në vitin 2015, janë ngritur dhe administruar gjatë gjithë periudhës kur Ministria e Transportit dhe ARRSH drejtohej nga LSI.

Në mënyrë që të mundësohej zhvillimi i një gjykimi mbi këto mosmarrëveshje, ARRSH nënshkroi dy amendime kontratash në muajin Korrik 2017 me kontraktorin JV Copri Aktor, që lejonin zhvillimin e gjykimeve me anë të një Bordi të posaçëm, që u ngrit posaçërisht.

Drejtori i Njësisë së Projektit Tiranë – Elbasan (Albens Alite) dhe ARRSH (Dashamir Gjika), në atë kohë e drejtuar nga LSI, nuk ndërmorën asnjë hap për mbrojtjen e interesave të shtetit në këto dy procese dhe nuk përfshinë as Avokaturën e Shtetit, si institucioni i krijuar me ligj për mbrojtjen e interesave të shtetit.

Me ndryshimin e drejtimit politik, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në shtator dhe tetor 2017 kërkoi realizimin e auditeve financiare në ARRSH për këto problematika. Auditet e realizuara nga MIE dhe MFE, gjatë dhjetorit të vitit 2017, shpallen si jo të ligjshme dhe në tejkalim të kompetencave amendimet e kontratave të realizuara nga ARRSH. Mbi bazë të këtyre gjetjeve u bënë edhe kallëzime në prokurori për drejtuesin e Njësisë së Menaxhimit të Projektit dhe ARRSH, ku nga ana e Prokurorisë u bënë edhe arrestimet përkatëse.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka vënë në dispozicion të organeve të drejtësisë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të zbardhur këtë çështje, si dhe ka qenë e gatshme për të bashkëpunuar me drejtësinë, për të vënë përpara përgjegjësisë ligjore, autorët e kësaj çështjeje.

Qeveria Rama ka menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme këtë kontratë, duke pasur parasysh të gjithë historikun e lartpërmendur dhe nuk ka hezituar dhe as rreshtur së denoncuari këtë aferë, që i ka kushtuar vendit miliona euro me kontratat e rishikuara dhe së fundmi dhe me vendimin e Arbitrazhit. Balta politike, që hidhet çdo ditë nuk mund të mbulojë, as neglizhencën e theksuar dhe as korrupsionin galopant të baltëhedhësve.”/CNA.al

LSI pas skandalit me gjyqin 44 milionë euro për kompaninë greke të rrugës Tiranë – Elbasan

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Në 30 vite demokraci nuk ka ndryshuar asgjë”/ Elona Meta: Paga për mjekët të jetë 1500 euro

Publikuar

-

Nga

Propozimi i Diasporës/ Elona Meta: Paga për mjekët të jetë 1500 euro

Mjekja shqiptare që punon në Gjermani, Elona Meta shprehet se paga mujore minimale për mjekët në vendin tonë, duhet të jetë 1500 euro.

Në një prononcim për CNA.al, ajo shprehet se në 30 vite demokraci nuk ka ndryshuar asgjë.

Sipas saj, ajo që ka ndikuar që mjekët të bëhen gjithnjë e më të pakënaqur, janë pagat e ulta, ngarkesa mbytëse në punë, dhuna fizike dhe verbale, arrestimet duke bërë që gjithnjë e më shumë bluzat e bardha ta braksin vendin.

“Në 30 vite demokraci janë arrestuar shumë mjekë për korrupsion dhe asgjë nuk ka ndryshuar, përkundrazi korrupsioni është rritur ndërsa mjekët janë liruar disa ditë apo javë pas arrestimeve për mungesë provash.

Po kjo ka ndikuar që mjekët të bëhen gjithnjë e më të pakënaqur sa nga keqvlerësimi, paga e ulët, ngarkesa mbytëse në punë, dhuna fizike dhe verbale dhe arrestimet duke parë gjithnjë e më shumë për ta braktisur vendin pasi oferta e Gjermanisë dhe e shumë vendeve në Europë është tunduese edhe për vende më të ngritura të rajonit ku mjekët nuk vuajnë si në Shqipëri.

LEXO EDHE:  “Furtunë” në Ministrinë e Bujqësisë/Peleshi me dorë të hekurt ndaj LSI-së

LEXO EDHE:  Vendimi i KAS/ Rusmali: Pse komisioneri i katërt duhej ndarë mes LSI dhe PDIU

“Ne kërkojmë që të zbatohet sa më shpejt kërkesa jonë për pagat e mjekëve shqiptarë 1500 euro. Nisma jonë është një nismë e cila do të ketë edhe impakt jo vetëm tek mjekët, por do të rrisë edhe ndërgjegjësimin e do të minimizojë hendekun e madh mes mjekut dhe pacientit, është shprehur mjekja Meta./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Petrit Vasili, ‘zagari’ që i kundërvihet ambasadores së SHBA duke ‘lehur’ kundër Reformës në Drejtësi

Publikuar

-

Nga

Petrit Vasili, zagari që i kundërvihet ambasadores së SHBA duke lehur kundër Reformës në Drejtësi

Nuk ka se si të ndodhte ndryshe. Petrit Vasili si gjithnjë pritej të ishte i pari që do t’i kundervihej amdasadores se SHBA Juri Kim dhe këtë e ka bërë me devotshmërinë e tij të njohur sa herë është fjala për t’iu sulur reformës në drejtësi.

Ish ministri më torrollak i drejtësise dhe deputeti me 362 vota, zagari i njohur që leh sa herë e ndërsen padroni i tij Ilir Meta, edhe sot iu kundërvu ambasadores se SHBA duke lehur kundër reformës në drejtësi.

Sot është mbajtur në Tiranë Tryeza e Rrumbullakët për Përfundimin e Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë në kuadër të 5 vjetorit të nisjes së Reformës në Drejtësi, ku midis të ftuarve të tjerë ka qenë edhe ambasadorja e ShBA në Tiranë zonja Juri Kim, e cila në fjalën e saj ndër të tjera tha:

“Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm drejt Reformës në Drejtësi që qytetarët e saj kërkojnë dhe ne po shohim rezultatet e atyre përpjekjeve. Të gjitha institucionet e ngritura nga Reforma në Drejtësi në 2016 janë tashmë plotësisht funksionale”.

Mirëpo një vlerësim i tillë nuk mund t’i pëlqente Ilir Metës, ndaj prej paburrërisë për të dalë vetë hapur dhe publikisht kundër ambasadores Kim, ai ndërseu Petrit Vasilin i cili mezi pret të shpalosë talentin e tij prej zagari të devotshëm sa herë që i duhet Metës kundër partnerëve ndërkombëtarë dhe reformës në drejtësi.

“Me institucionet e drejtësisë tashmë të ngritura, ato po tregojnë tani se mund të veprojnë dhe se mund të japin rezultate në emër të popullit shqiptar. Ato po tregojnë se ligji zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë, të mëdhenj dhe të vegjël. Askush, askush, sado i fuqishëm mendon se është në këtë çast, askush nuk është mbi ligjin dhe është në dorën e institucioneve shqiptare të drejtësisë, është në dorën tuaj të tregoni nëpërmjet veprimeve tuaja se kjo është e vërtetë dhe do të jetë e vërtetë”, thotë ambasadorja Kim, ndërsa Petrit Vasili i përgjigjet duke e quajtur tryezën e rrumbullakët të organizuar sot ditën e përshpirtjes apo të vajtimit të reformës në drejtësi.

LEXO EDHE:  Çoi në Kushtetuese mënyrën si ndahen mandatet/ Murrizi: Kjo gjykatë, më politike se e para

“ Reforma në drejtësi nuk ka nevojē as për deklarata apo të përshpirtjeve që bëhen një herë në vit, sepse vit për vit bëhet nga një përshpirjte më 22 korrik” shprehet Petrit Vasili e më tej ai ju ka kujtuar ambasadorëve se “po flasin shumë, nderkohë që duhej të flisnin shumë më pak se ne nuk flasim për reformat e tyre, ambasadorët tanë nuk flasin për reformat e tyre, nuk fusin hundët!”

Vetëm një trutharë si ky Petrit Vasili mund të flasë më këtë gjuhë si komunistët e 1970-ës në Shqipëri e t’i thotë ambasadores amerikane dhe ambasadorit të BE-së qe “nuk duhet të flisni kaq shumë” për një reformë që është investimi më i madh në Shqipëri i qeverise se SHBA dhe BE.

LEXO EDHE:  Ndëshkimi me 44 milion euro i Shqipërisë/ Berisha: Edvin Hajduti përzuri kompaninë greke për të ndarë paratë me trafikantin Edmond Bego

Pra ata që e inicuan dhe që po e realizojnë reformën, ata që po e financojnë dhe që po udheheqin luftën kunder korrupsionit, SHBA dhe BE nuk duhet të flasin e duhet të vazhdojë të flasë Petrit Vasili i LSI-së, zagari lehës i Ilir Metës.

Mirëpo për ca langonj si ky kokëboshi i Metës dhe për ata që e ndërsejnë këtë të sulmojë ambasadoren e SHBA dhe reformën në drejtësi, zonja ambasadore foli shumë qartë sot teksa tha:

“Shumë vetë thanë se nuk mund të bëhej. Shumë vetë në fakt, nuk donin që të bëhej. Por po ndodh. Shumë do të vazhdojnë të shpresojnë dhe shumë do të vazhdojnë të veprojnë, për t’a ndaluar së ndodhuri”.

Mirëpo të gjithë ata si ky Petrit Vasili që po bëjnë ç’mos ta ndalojnë reformën në drejtësi e kanë të kotë. Ajo do ti djegë e përvëlojë të gjithë, sepse në fund të fundit ky është vullneti i popullit shqiptar, do apo nuk do zagari lehës dhe ai që e ndërsen zagarin e tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

5 vite reformë në drejtësi/ Xhafaj: Shumë nga ata që e votuan janë penduar

Publikuar

-

Nga

5 vite reformë në drejtësi/ Xhafaj: Shumë nga ata që e votuan janë penduar

Ish kreu i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj ka dhënë një intervistë për Radio Televizionin Shqiptar në kuadër të 5 vjetorit të kësaj reforme.

Rreth 40 % e kushtetutës që u ndryshua me votimin e vitit 2016 në parlament, i hapi rrugë një sistemi që shkaktoi furtunë mes gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Sot pas 5 vitesh, Xhafaj është i mendimit se reforma ishte dhe mbetet gjëja e duhur e cila jo vetëm e ringriti por dhe e rithemeloi pushtetin gjyqsorë.

Sipas tij në 25 vite pushteti gjyqsor ka qenë nën kontrollin politik dhe ky projekt sot ka garantuar pavarësinë kushtetuese dhe ligjore.

“Çdo gjyqtar, prokuror dhe çdo institucion është jashtë ndikimit të politikës, jashtë interferencave, mekanizmave ndërhyrës në sistem. Sistemi sot drejtohet përmes institucioneve të veta. Gjyqtari dhe prokurori që deri dje jo vetëm që ishte i varur nga pushteti politik, ndikimi politik në karrierën e tij apo disiplinimin e promovimin e tij, ishte i varur edhe nga eprori i tij. Sot prokurori është i pavarur në procesin investigativ, e hetimit dhe vendimmarrjes së tij. Për të shkuar në Gjykatën e Lartë nuk duhet të shkosh te Presidenti, Kuvendi apo partia politike që ka qeverisjen e vendit. Mjafton të konkurrosh konform kritereve ligjore dhe profesionale dhe të bësh karrierë dhe të jesh i pavarur në ushtrimin e detyrës”, deklaroi Xhafaj në intervistë për RTSH-në.

Ai theksoi se reforma kishte kundërshtarë, por falë presionit publik dhe atij ndërkombëtar e kishin të pamundur të ndërhynin.

LEXO EDHE:  "Furtunë" në Ministrinë e Bujqësisë/Peleshi me dorë të hekurt ndaj LSI-së

“E kam thënë atëherë dhe e ritheksoj se që në atë kohë kishte njerëz që nuk e dëshironin këtë reformë, aq më tepër kur e panë të formësuar se ku do të shkonte ajo. Por, ishin të pamundur për ta ndaluar për shkak të presionit të madh të opinionit publik, shoqëror e ndërkombëtar. Jemi të gjithë dëshmitarë të atij momenti e presioni të jashtëzakonshëm për të garantuar ato 140 vota.

Disa nuk e donin, 24 orë përpara nuk diskutohej projekti kushtetues, por diskutohej rrëzimi i qeverisë. 24 orë më pas u votua me 140 kartona”, deklaroi Xhafaj.

LEXO EDHE:  Çoi në Kushtetuese mënyrën si ndahen mandatet/ Murrizi: Kjo gjykatë, më politike se e para

I pyetur nga se duhet të kenë frikë sot gjyqtarët e prokurorët, nga vetë sistemi i drejtësisë, ku bëjnë pjesë, publiku apo presioni i politikës, Xhafaj deklaroi se Kushtetuta nuk i lejon të ndikohen dhe të pranojnë asnjë lloj ndikimi të të tretëve, dhe aq më tepër të politikës.

“Unë e them shpeshherë me një fjalë: deri dje prokurorët e gjyqtarët ishin tej mase të varur nga politika, sot ata janë, vetëm nëse duan të vetëvaren. Kushtetuta, ligji nuk i lejon të ndikohen dhe të pranojnë çdo lloj ndikimi të të tretëve dhe jo më të politikës në veprimtarinë e tyre”, shprehet Xhafaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE