web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Australia mund të nisë vaksinimin për koronavirus në janar

7 Shtator 2020, 14:36, Kosova & Bota CNA

Australia tha se do të sigurojë afro 85 milionë doza të vaksinës për koronavirus, nëse dy prova të saj rezultojnë të suksesshme.

Kryeministri Scott Morrison tha se vendi i tij ka arritur dy marrëvshje për doza pa pagesë, që do të jepeshin në vitin 2021, nëse miratohen për përdorim. Ai theksoi se 25 milionë njerëzit e Australisë do të mund të nisin vaksinimin në janar, por shtoi se ?nuk ka garanci? për këtë.

Njëra vaksinë është nga Universiteti Oxford dhe kompania farmaceutike AstraZeneca, ndërsa tjetra është lokale, nga Universiteti Queensland. E para është në fazën e tretë dhe të fundit të testimit, e dyta është në fazën e parë.

Australia ka regjistruar më shumë se 26,000 raste me koronavirus dhe 769 viktima, shumica prej tyre në dy muajt e fundit./CNA.al





Lajmet e fundit nga