web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arbana Osmani nostalgjike për emisionin me fëmijë/ Komentuesit “masakrojnë” Alketa Vejsiun

6 Shtator 2020, 14:51, Lifestyle CNA

Moderatorja Arbana Osmani ka ndarë në rrjetet sociale një video nostalgjike nga emisioni për fëmijë i shumë viteve më parë, ?1001 pse?.

?Sapo me derguan kete video dhe me risollen kujtime kaq te bukura me keta femije qe tani jane rritur aq shume saqe kur me hasin ndonjehere ne jeten e perditshme nuk i njoh Ky program ka qene nje nga programet e mia me te dashura#[email protected]?, shkruan Arbana krahas videos së postuar në Instagram.

 

 

 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on

Por publikimi i kësaj videoje ka ndezur një lumë komentesh negative kundrejt emisionit ?Në kurthin e Piter? të moderuar nga Alketa Vejsiu.

Ndjekësit kanë krahasuar dy emisionet duke mos i fshehur pakënaqësitë ndaj këtij të fundit që moderohet nga Alketa Vejsiu. Disa shkruajnë se Arbana di të sillet me fëmijët, të tjerë thonë se ?1001 pse? ka qenë spontan dhe për fëmijë, e të tjerë akuzojnë emisionin e Alketës se i përdor fëmijët. Arbana ende nuk u është përgjigjur këtyre komenteve, teksa ?Në kurthin e Piter Pan? është vendosur shpesh në qendër të kritikave./ CNA.al





Lajmet e fundit nga