web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çfarë po ndodh në Sanatorium!/ Dy pacientë me Covid i japin fund jetës brenda pak javëve

2 Shtator 2020, 18:36, Kronika CNA

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në kryeqytet, ku një pacient i infektuar me Covid-19, u hodh nga kati i katërt i Spitalit të Sanatoriumit duke gjetur vdekjen e mënjëhershme.

Viktima është një pacient rreth 65 vjeç i cili ishte shtuar në spitalin Covid 2, vetëm dy ditë më parë, në gjendje jo të rënduar.

Ky është rasti i dytë brenda pak javëve, pasi kujtojmë që më 13 korrik, një tjetër pacient 29 vjeçar i infektuar me koronavirus, i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë, i po ketij spitali në gjendje të rënduar psikologjike./CNA.al

 

 





Lajmet e fundit nga