web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nuk do t’ia dijë për pandeminë/ Tayna në “festa të çmendura” në Californi

31 Gusht 2020, 09:15, Lifestyle CNA

SHBA është një nga vendet me numrin më të lartë të të prekurve nga Coronavirus. Por duket se amerikanët nuk ndalen para festave të çmendura dhe shumë prej tyre nuk po i respektojnë rregullat ashtu siç kemi parë edhe në artikujt e mëparshëm nga bota.

Pjesë e këtyre festave është bërë edhe reperja Tayna e cila ka publikuar disa video ku shfaqet në një ambient me njerëz që kërcejnë ngjitur me njëri-tjetrin dhe pa masa mbrojtëse ndaj Coronavirusit.

Reperja ndodhet prej ditësh në California ku dhe po kalon disa ditë pushimi. Ditën e djeshme ajo ndezi rrjetin teksa pozonte me bikini minimaliste në Beverly Hills.

Për më tepër ajo po shijon suksesin e projektit të saj më të fundit ?Qe Qe?, i cili numëron me miliona klikime në Youtube./ CNA.al





Lajmet e fundit nga