web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Ngriti çizmen me hekura, ma plasi në fytyrë, mu fut me grushta e më rrëzoi përtokë”/ Mesazhi i fortë i Hajdarit: Drejtësia do të vijë

24 Gusht 2020, 07:41, Politikë CNA

Deputetja demokrate Rudina Hajdari ka kujtuar viktimat e dhunës dhe persekutimit të diktaturës komuniste.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo risjellë në vëmendje një rrëfim të një prej torturave çnjerëzore të komunizmit.

“U desh vetëm një sekondë që torturuesi të ngrinte çizmen e tij me hekura, të ma plaste në fytyrë, të më futet me grushta, të më rrëzojë përtokë dhe më tha:
– Ty do ta bëjmë trupin çika, çika se ke dashur të rrëzosh pushtetin tonë.
Çfarë mund të them, çimentohet vetëm ujë, vetëm një tas të vogël me gjellë dhe pak bukë, mezi haja duke ruajtur tulin për ta zbutur me ujë sepse nuk kisha njeri të më sillte ushqim, sepse vëllain nuk e linin të më takonte.” Marie Medicina-shkruan Hajdari.

Më tej, ajo thekson se Shqipëri askush nuk ka dhënë ende llogari për mijëra të vrarë e dhjetëra mijëra të persekutuar, ndërsa shton se nuk do të ndalet në luftën e saj për të sjellë drejtësi.

?Sot është 23 gushti i 30-të mbas rënies së komunizmit. Teksa bota e përkujton ditën e viktimave të sistemeve totalitare me krenari, sepse i ka ndëshkuar shumicën e persekutorëve, në Shqipëri askush nuk ka dhënë ende llogari për mijëra të vrarë e dhjetëra mijëra të persekutuar.

Kur studentët u ngritën në dhjetor të 1990, imagjinonin një Shqipëri ku ata që vranë apo urdhëruan vrasje e persekutime do të ndëshkoheshin e jo shpërbleheshin me më shumë pushtet.
Kështu drejtësia do të vihej në vend së bashku me besimin se ajo funksionon herët ose vonë.

Unë besoj se ajo drejtësi do të vijë dhe do luftoj edhe në emër të qindra grave të pushkatuara si Sabine Kasimati, e mijëra të tjera të burgosura e persekutuara si Musine Kokalari e Marie Medicina, që persekutorët të mos kujtohen si heronj e viktimat të mos harrohen por të marrin drejtësi.?-shkruan deputetja Hajdari./ CNA.al





Lajmet e fundit nga