web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nis revolucioni "Pirlo", trajneri dërgon 3 lojtarë në Angli

22 Gusht 2020, 15:15, Sport CNA

Juventusi përgatitet për një revolicon të vërtetë në skuadër. Pasi kanë zyrtarizuar Pirlon si trajnerin e ri, drejtuesit e klubit vazhdojnë nga puna për të larguar disa lojtarë nga skuadra. Pas Matuidis drejt largimit janë Higuain dhe Khedira.

Trajneri Pirlo nuk ka ndërmend të ndalet me kaq pasi u ka treguar derën edhe 3 futbollistëve të tjerë. Aron Ramsey, Douglas Costa dhe Alex Sando mund të përfundojnë në Angli. Mediat angleze bëjnë me dije se Man United është interesuar për Ramsey dhe Costa, ndërsa Man City dëshiron mbrojtësin Alex Sandro pasi Mendy nuk është në planet e Guardiolës.

Juventusi shpreson të shesi këta lojtarë në mënyrë që të futet fuqishëm në merkato për të plotësuar dëshirat e trajnerit Pirlo.





Lajmet e fundit nga