web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Merkatoja e Partizanit varet nga CAS, por ja çfarë i shqetëson tifozët

21 Gusht 2020, 08:57, Sport CNA

Marrja e një përgjigjeje nga KAS-i në lidhje me zhbllokimin e merkatos po kthehet në një telenovelë vere te Partizani. Ishte menduar se përgjigjja do të vinte në fillim të kësaj jave, por më pas u mësua se shtyrja ndodhi nga vonesa e përllogaritjeve të kostove të gjyqit nga KAS-i.

Panorama Sport ka mësuar nga burime pranë klubit se edhe ky hap është kryer së fundmi, pasi pagesa është bërë, një shumë që parashikohet të shkojë deri në 20 mijë euro. Në këto kushte, i bie që sot ose nesër klubi të marrë një përgjigje nëse do të bëjë merkato ose jo.

Vonesa dhe heshtja nga Partizani në lidhje me këtë proces ka bërë që të shtohet doza e alarmit te tifozët e kuq. Ata duan thjesht që klubi të prononcohet, duke e marrë të mirëqenë edhe më të keqen.





Lajmet e fundit nga