web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndryshime të papritura në mbrojtje dhe skemë, ja si rreshtohet Tirana në Champions

17 Gusht 2020, 09:12, Sport CNA

Tirana do të luaj të mërkurë në 19 gusht në Gjeorgji ndaj Dinamo Tbilisi. Bardheblutë e drejtuar nga Egbo do të kërkojnë suksesin në kompeticionet europiane, ndërsa mbajnë kurorën e kampionit të Shqipërisë. Gjatë ditëve përgatitore në Pogradec, bardheblutë kanë zhvilluar një test miqësor me vendasit, ndërsa trajneri nigerian duket se do ndryshojë skemë në Champions.

Duke ditur se është ndeshje teke dhe Tirana luan në transfertë, Egbo pritet të vendosë një formacion më të tërhequr, duke shfrytëzuar shpejtësinë nga krahët e mesfushës. 4-4-1-1 duket se do jetë skema e bardhebluve, me Tolin dhe Najdovskin që pritet ta nisin titullar. Cale nga Cobbinah më të tërhequr në mesfushë, ndërsa Torassa në mbështetje të Muçit. Dilemë për Vangjelin apo Muçën në qendër të mbrojtjes.

Formacioni i mundshëm:

Tirana 4-4-1-1: Lika, Toli, Najdovski, Vangjeli (Muça), Hoxhallari, Batha, Çelhaka, Cobbinah, Cale, Torassa, Muçi Trajner: Emmanuel Egbo





Lajmet e fundit nga