web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Policia Kufitare apel qytetarëve të mos dynden në Kakavijë/ Shfrytëzoni doganën e Kapshticës

15 Gusht 2020, 09:02, Sociale CNA

Për shkak të situatës së krijuar në Kapshticë Policia Kufitare apelon qytetarët që mos dynden të gjithë në drejtim të Kakavijës por të shfrytëzojnë edhe pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Ndërkohë që Drejtori i Departamentit për Kufirin Eduart Merkaj po zhvillon takim me homologët grekë në doganën greke, për të mundësuar gjetjen e një zgjidhje në interes të qytetarëve që janë në pritje për të kaluar në shtetin grek.

Kujtojmë se prej disa ditësh, në pikën kufitare të Kakavijë, paraqitet situatë tejet e rënduar, pasi radha e makinave ka kaluar 20 kilometra.
Qindra qytetarë presin prej ditësh të kalojnë kkufirin, ndërkohë që puna nga pala greke vijon te jetë minimale për shkak të kryerejes së tamponave për qytetarët që duan të futen në territorin grek./CNA.al





Lajmet e fundit nga