web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Historiku i përballjeve/ Kur Tirana bënte mrekullinë ndaj Dinamo Tbilis, Egbo priste 2 penallti

9 Gusht 2020, 11:02, Sport CNA

Shorti vendosi ditën e sotme, që Tirana rrugëtimin e saj në Ligën e Kampioneve do ta nisë me kampionen e Gjeorgjisë, në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampioneve

Pikërisht më këtë kundërshtar bardheblutë kanë kujtime të mira, teksa në sezonin 2003/2004 i eliminonin pikërisht në raundin e parë të Ligës së Kampioneve. Ishte një ndeshje me të vërtetë spekatkolare, e cila përfundoi 3-0 në Gjeorgji, por ndeshjen e kthimit bardheblutë bënë mrekullinë.

Lici, Fortuzi dhe Mahir Halili, shënonin në ndeshjen e kthimit, e cila shkoi në shtesë, aty ku trajneri aktual i Tiranës, Emanuel Egbo i cili asokohe ishte portier, bëri heroin.

Nigeriani ia doli të presë dy penallti, ndërkohë që lojtarët e Tiranës u treguan më të saktë dhe ia dolën të kalojnë në raundin tjetër. Në ndeshje me të vërtetë emocionuese, të cilën bardheblutë do përpiqen ta përsërisin, por këtë herë është vetëm një ndeshje dhe gabimet nuk lejohen.





Lajmet e fundit nga