web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përballje zjarri në çerekfinale/ Bayern-Barcelona finalja e parakohshme e Champions League

8 Gusht 2020, 21:14, Sport CNA

Bajern Mynihu dhe Barcelona firmosën kualifikimin në çerekfinale duke likujduar pa probleme Çelsin dhe Napolin. Kampionët e Gjermanisë shkatërruan sërish ?Blutë? me rezultatin 4-1. Në ?Kamp Nou?, katalanasit shuan ëndrrat e Napolit duke i mposhtur me shifrat 3-1.

Skuadra e Hansi Flik nuk neglizhoi aspak ekipin e Frenk Lampardit duke treguar supermaci edhe në ndeshjen e dytë të 1/8-ave të Ligës së Kampioneve. Robert Levandovski, Perisiç dhe Toliso realizuan një tjetër mbrëmje spektakolare në futbollin europian.

Edhe Barcelona nuk mbeti pas, pasi ekipi i Kike Setien u tregua i papërmbajtshëm ndaj ekipit të Xhenaro Gatuzos. Lengle, Mesi dhe Suarez prenë biletën për fazën e 8 më të mirave të Europës.

Tashmë plotësohen të gjitha skuadrat që do të luajnë në çerekfinale. Mançester Siti-Lion, PSG-Atalanta, Lajpcig-Atletiko Madrid dhe ?finalja e parakohshme? Bajern Mynih-Barcelona janë takimet e raundit të çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve për këtë sezon.





Lajmet e fundit nga