Connect with Us

Konfirmohet zyrtarisht/ Lulzim Basha s’ka vizë amerikane, lobon për udhëtim në SHBA

Politikë

Konfirmohet zyrtarisht/ Lulzim Basha s’ka vizë amerikane, lobon për udhëtim në SHBA

Publikuar

-

Kur do ti bëjë zgjedhjet lokale, Lulzim Basha?!

Kreu i Republikës së Re, Lulzim Basha ka ngelur pa vizë amerikane dhe ai nuk udhëton dot përtej oqeanit.

CNA.al disa kohë më parë shkroi se SHBA i kishte hequr vizën Lulzim Bashës por zërat pranë tij duke u përtypur u përpoqën ta mohojnë.
Në atë kohë u tha se Basha do udhëtonte në SHBA në dhjetor të 2019, por më pas u justifikua me termëtin. Kanë kaluar më shumë se 3 vite dhe Lulzim Basha është pa vizë amerikane dhe nuk udhëton dot më aty.

Heqja e vizës dhe bllokimi i Bashës erdhi pas vizitës së tij në maj të 2017 ku gjatë një vizite krejtësisht private, nëpërmjet një lobimi në një takim donacionesh mundi të siguronte një foto më presidentin e SHBA-ve, Donald Trump. Por në dhjetor të vitit 2017, në mediat amerikane plasi dhe skandali për një financim rreth 1 milionë e 25 mijë dollarë nëpërmjet kompanisë të lobistit Nik Muzin. Çështja e financimeve shkoi për hetim edhe në prokurorinë shqiptare por u mbyll me procedurë.

Ndërsa në SHBA, zhurma ishte e madhe pasi mediat akuzuan se paratë e Lulzim Bashës ishin dhënë nga offshore me pronarë rusë.

Mediat gjithashtu kanë raportuar shpesh edhe për lidhjet e Lulit me shtetasin turk Ekim Alptekin, njeriun e shpallur në kërkim nga FBI. Alptekin njihet si familjar i ngushtë i Lulzim Bashës, por nga ana tjetër turku akuzohet për rrëmbimin e klerikut Fetullah Gullen në SHBA.
Skandali i financimeve, lidhjet me individë të kërkuar nga FBI, kanë përfshirë edhe vetë Bashën në hetime, por hapi i parë ka qenë refuzimi i vizës ndaj kreut të Republikës së Re.

LEXO EDHE:  Gjermani kritikon rendin botëror të Trumpit

Së fundi nëpërmjet një kompanie lobuese Basha po kërkon të marrë një ftesë zyrtare nga departamenti i shtetit, që të sigurojë një vizë diplomatike për të udhëtuar drejt SHBA-ve, pas më shumë se 3 vitesh.
Dokumenti i lobimit tregon qartë se Lulzim Basha s’ka pasur vizë amerikane, gjithshtu burime diplomatike disa herë kanë theksuar se atij dhe disa politikanëve ju është refuzuar viza për në SHBA, kjo edhe për shkak të qendrimeve politike dhe aksioneve të tyre kundër interesave të shqiptarëve dhe vetë SHBA-ve./CNA.al

Heshtje varri/ Çfarë u fsheh me anullimin e vizitës së Bashës në SHBA

Basha anulon vizitën e planifikuar në SHBA?!

Ekskluzive-Basha në SHBA/Thirret nga FBI?!

 

Pagoi 650 mijë dollarë për lobim në SHBA/ Basha dogji mandatet nga frika e arrestimit

Skandali me financimet ofshore/ Basha ia mbath nga Shqipëria

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Besa Shahini ikën nga ministria e Arsimit/ Ja kush është deputetja që do e zëvendësojë

Publikuar

-

Nga

Filimi i vitit shkollor/ Besa Shahini takim me drejtuesit e drejtorive dhe zyrave arsimore vendore

Ashtu siç edhe lajmëroi disa ditë më parë, Besa Shahini është larguar nga posti i ministres së Arsimit.

Mësohet se në postin e ministres së Arsimit tashmë do të jetë Evis Kushi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Edi Rama gjatë një live së bashku me Kushin dhe Shahinin.



Ndryshimet në qeveri i paralajmëroi pak ditë më parë edhe CNA.al, pasi raportoi se largimi i Shahinit ishte i pritshëm.

LEXO EDHE:  Erdogan dhe raketat ruse/ Një krizë e re SHBA-Turqi 

LEXO EDHE:  Prokurorja e “avionit me drogë”/ Gruaja e vetme në garën e SPAK-ut

VIjon…

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë në qarqe/ Socialistët raportojnë problematikat, zbardhen kërkesat e kryeministrit

Publikuar

-

Nga

Zgjerimi detar i Greqisë/ Rama tregon dy telefonatat me kryeministrin grek

Vetëm pak minuta më parë ka përfunduar mbledhja ekryeministrit Edi Rama me drejtuesit politikë në qarqe.

Mësohet se drejtuesit e qarqeve dhe kanë dhënë vlerësimin e tyre për shërbimin e drejtorive vendore.

Gjithashtu ata kanë raportuar te kryeministri për problematikat e secilës zonë, ku më shumë problematika janë hasur në qarqet e veriut dhe në qarqet e jugut ka një vlerësim më pozitiv.



Nga ana tjetër, kreu i qeverisë ka kërkuar që ata të kenë kujdes te shërbimet për qytetarët, siç janë hipotekat dhe institucionet e tjera.

LEXO EDHE:  Vizita në SHBA/ Ilir Meta pritet nga Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Kongresit Amerikan, Kongresmeni Ed Royce dhe nga Senatori John Cornyn

LEXO EDHE:  Koronavirusi merr 100 jetë njerëzish në 24 orë, në Nju Jork

Rama ka kërkuar angazhim maksimal të secilit prej tyre, si dhe një raport për organizimin e kundërshtarit politik./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e 25 prillit/ Lubonja tregon problemin e opozitës

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet e 25 prillit/ Lubonja tregon problemin e opozitës

Analisti Fatos Lubonja komentoi zhvillimet e fundit politike në rubrikën “Opinion” në news 24, duke u ndalur kryesisht te pritshmëritë për zgjedhjet e 25 prill 2020.

Lubonja theksoi se në Këshillin Politik do të ketë sërish debate, politika dhe mospajtim mes palëve lidhur me disa çështje të nxehta kushtetuese.



Mes të tjerash ai nënvizoi se “problemi i opozitës është shumë i kufizuar tek ajo që duhet të ikë Rama”.

“Unë dyshoj se iu kanë mbetur shumë gënjeshtra tashmë, por mazhoranca besoj se do të dalë me gënjeshtra të reja. Fabula e tyre e dytë është ‘se nuk jemi më të mirët, por jemi më të mirë se këta’. Besoj me këtë slogan do të dalin. Problemi i opozitës është shumë i kufizuar tek ajo që duhet të ikë Rama. Duhet edhe diçka më shumë se kaq, që lidhet jo thjesht me Ramën. Është produkti i gjithë sistemit që ka degraduar, kemi degradim të gjithë sistemit, që duke jetuar me vjedhjen dështon ekonomia, dështojnë gjërat. Të ndërrosh këtë sistem, është përgjegjësi jashtëzakonisht e madhe. Opozita duhet të dalë me një premtim shumë modest, por shumë të rëndësishëm, që ne duhet të ndalojmë njëherë këtë, të krijojmë pluralizmin. Rindërtim për 48 orë e për 48 ditë nuk mund të ketë këtu. Këtu shoh që opozita ka mangësi dhe përqendrohet te heqja e Ramës. Rama në vend të ndryshimit të sistemit e çoi edhe më keq sistemin” u shpreh Lubonja në studion e “Opinion” në News 24./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE