Connect with Us

Basha anulon vizitën e planifikuar në SHBA?!

Politikë

Basha anulon vizitën e planifikuar në SHBA?!

Publikuar

-

Kreu i Republikës së re, Lulzim Basha doli sot në një konferencë për mediat, duke treguar se ndodhet në Shqipëri dhe asgjë më tepër se kaq. Thjeshtë duke përsëritur të njëjtën retorikë dhe të njëjtat gjëra që ka thënë javën e shkuar. Asnjë të re, megjithëse zyra e shtypit tha se do të ishte një konferencë e fortë për shtyp.

Basha doli, cicëroi dhe u largua, për të treguar se ishte prezent në Tiranë. Pra, nuk kishte shkuar në SHBA në vizitën e planifikuar, e cila fillonte ditën e djeshme, ku ishin planifikuar disa takime me kongresmenë dhe senator, por që u tha se Basha gjithashtu do të kishte edhe një seancë pyetjesh nga FBI, e cila po vazhdon hetimet në lidhje me financimet ruse në zgjedhjet e SHBA-së, përfshirë këtu edhe foton e Lulzim Bashës me presidentin Donald Trump. Për të cilën mediat amerikane denoncuan një financim prej gati 1 milion dollarësh, i bërë nga kompani off-shore ruse.

Një skandal që plasi në SHBA e Shqipëri, dhe për të cilin po heton prokuroria dhe FBI.

Mediat pranë Bashës dje, ashtu si dhe CNA.al disa ditë më parë raportuan për vizitën e tij në SHBA, axhenden e paracaktuar, por edhe me shumë gjasa një seancë pyetjesh ndaj Bashës në FBI. Por, Luli mesa duket ka anulluar axhendën e tij në SHBA dhe e ka shtyrë këtë vizitë për një datë tjetër, për shkak të situatës politike në vend, pas refuzimit për çeljen e negociatave si dhe pas vendimit të  Maqedonisë së Veriut, për të shkuar në zgjedhje të parakohshme parlamentare në muajin prill. Situatë kjo e cila mund t’i duket mjaft e favorshme kreut të PD-së i cili shpreson se do ta krijojë të njëjtin precedent edhe në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Basha tallet me demokratët/ Anëtari i Këshillit Kombëtar tërhiqet nga rikandidimi

Ky është shkaku kryesor i shtyrjes së vizitës në SHBA, megjithëse situata politike duket mjaft e tensionuar dhe kriza edhe më e thelluar pas mos hapjes së negociatave disa ditë më parë nga vendet anëtare të Bashkimit Europian./ CNA.al

“Shqipëria të ndjekë shembullin e Maqedonisë së Veriut”/ Basha: Një qeveri e re do të çojë vendin në BE

Kriza politike/ Basha paralajmëron deklaratë të rëndësishme

Basha në SHBA për takime zyrtare?/ CNA.al zbuloi thirrjen nga FBI tre ditë më parë

Ekskluzive-Basha në SHBA/Thirret nga FBI?!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Manjani zbulon “lojën” e Ramës/ Mesazhi i fortë për Metën, Berishën, Bashën e Kryemadhin

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ndërsa komenton situatën politike në vend, shkruan se pa asnjë dyshim kryeministri Edi Rama ka hyrë tashmë në fushatë elektorale.

Më tej, Manjani thekson se “loja” e Ramës është se ai thotë “nuk ka më të mirë se unë”, me idenë që të thithë në këtë vorbull propagande Bashën dhe të tjerët të provojnë veten nëse janë më të mirë apo jo.

Sipas Manjanit, kjo është një grackë në të cilën ka rënë edhe opozita.

“Në fushatën e re elektorale që Edi Rama ka hyrë tashmë, nuk ka asnjë element surprizë.

Ai thotë “nuk ka më të mirë se unë”, me idenë që të thithë në këtë vorbull propagande Bashën dhe të tjerët të provojnë veten nëse janë më të mirë apo jo.

Në këtë grackë ka rënë disi edhe opozita, e cila ngjan si aleancë “kështjellash” në distancë e jo si njësi e organizuar e bashkrenduar dhe mbi të gjitha e vendosur për një betejë finale.

Pa dyshim në këtë konfiguracion Edi Rama luan mjeshtërisht. Jep gjithmonë idenë se “e ka rregulluar” muhabetin me kështjellën ngjitur. Qëllimi është demoralizimi i aleancës, pra përçarja.

PËRÇARJA e opozitës pra është qëllimi. Ky është ÇELËSI i suksesit politik të Edi Ramës.”-shkruan Manjani.

Më tej, ish-ministri i jep një leksion opozitës, ndërsa thekson se “Në këto kushte, nuk ka shumë shpikje për të bërë. Opozita duhet të dalë nga “kështjellat” dhe të mbushë rrugët se mllefi i njerëzve me qeverinë më të keqe të 30 viteve po ju kthehen në dëm, kur duhet të ishte avantazh.

Kjo është kohë bashkimi jo aleancë kështjellash! Duhet një bashkim i madh jo vetëm me miqtë, por edhe me “armiqtë” dmth kundërshtarët apo opozitarët e opozitës. Me të gjithë, të mërzitur, të larguar apo të përzënë. Me personalitete jo politike dhe bisnesmenë.

LEXO EDHE:  Basha mbërrin në Partinë Demokratike/I shoqëruar si kurrë më parë

LEXO EDHE:  Kryemadhi: Opozita duhet kolauduar

Me të gjithë ata që e rrefuzojnë këtë qeveri.

E përsëris jo vetëm me parti e miq, por edhe me individë, partie grupime “armiqsh”. Nuk përjashtohen nga kjo llogjikë as ato që morën mandatet e opozitës. Edhe ata duhen ftuar, jo për tu kërkuar ndjesë, por kontribut.

Të gjithë ata që kanë në mendjen e tyre nevojën për të shpëtuar sistemin demokratik, duhet të jenë në këtë front të madh.

Opozita zyrtare duhet të tejkalojë veten dhe të ftojë e t’i afrojë të gjithë në një front jo ideologjik, por historik.”.

Ndërkohë, Manjani ka edhe një mesazh të fortë për Bashën, Kryemadhi, por edhe për Berishën dhe Metën, për të cilët thotë se duhet ta kuptojnë nevojën ulëritëse për demokraci.

Po ashtu Manjani thekson se të gjithë duhet të jenë në një front kundër kësaj qeverie, duke përfshirë këtu edhe të ashtuquajturit “armiq”.

“Luli e Monika, por edhe Berisha e Meta duhet të kuptojnë se janë vetëm emra kalimtarë dhe se karrierat e tyre politike nuk kanë asnjë rëndësi përpara nevojës uleritëse për DEMOKRACI, SHTET jo politik dhe LIRI EKONOMIKE.

Asnjëri nga këto emra nuk e do më shumë demokracinë se fjala vjen Jozefina Topalli, Genc Ruli, Astrit Patozi etj. Asnjëri nga të gjithë këto emra nuk e do demokracinë më shumë se Fatos Lubonja apo djemtë e Thurjes, e të tjerë pa fund që nuk janë anëtarë të partive të opozitës për rrefuzojnë autokratin arrogant.

Fjala është në ndalet rregjimi më autokrakik i kohës, jo kush do jetë kryeministri i radhës.

Një mandat tjetër i panatyrshëm i Edi Ramës do të thotë edhe formalisht diktaturë. Asnjë shanc për sistem demokratik më!

Bashkimi bën fuqinë!”-përfundon postimin e tij Ylli Manjani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha i del krah Metës/ Dakord me Presidentin kur flet për “grusht shteti”

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha i ka dalë në krah Metës kur flet për grusht shteti.

I ftuar në “Tempora” Berisha tha se Rama mund të largohet me një lëvizje të fuqishme popullore, si në Bolivi dhe Armeni.

E vërteta është se ekonomia është në rrokullisje. Shqiptarët duhet ta dinë se rrogat e administratës publike nuk po paguhen me të ardhurat që mblidhen por me një mekanizëm jashtëzakonsiht të rrezikshëm bankar.

Ky borxh 82% që shkon dhe këtu nuk janë llogaritur 600 milion euro të prapambetura, është 14 miliard borxhi, nuk ka investitorë të huaj që të vjen. Mungesa e gjykatava është baras mungesë shteti ligjor dhe bashkë me borxhin e bën situatën dramatike. Zgjidhja është largimi i shkaktarit. Edi Rama largohet me një lëvizje të fuqishme popullore, si në Bolivi dhe Armeni, pa lëshuar sheshin. Edi Rama e ka gjetur dhe ikën, ai le të ikë por më nuk kthehet dot në zyrë, nuk mund të rrijë kryeministër në tunelet e Skraparit dhe Mokrës. Jam dakord me Presidentin kur flet për grusht shteti”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ironizoi Metën për shpërndarjen e Parlamentit/ Presidenca “dhëmbë për dhëmbë” me Ramën

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ironizoi pak më parë presidentin Ilir Meta për deklaratën e këtij të fundit se populli do të shpërndajë Parlamentin.

Kreu i qeverisë tha se nuk surprizohet nga Meta, ndërsa theksoi se nuk shikon fall, sikurse pretendon për Kreun e Shtetit.

Pas kësaj ka ardhur menjëherë reagimi i Presidencës, konkretisht nga zëdhënësi i Metës Tedi Blushi.

Blushi i kujton me një fjali të vetme Ramës akuzat për lobimin e këtij të fundit, për të bërë një foto me ish-presidentin e SHBA Barack Obama, që pretendohet se është bërë me anë të biznesmenit shqiptaro-amerikan, Bilal Shehu.

LEXO EDHE:  Donald Lu negociatori i takimit Rama-Basha/ Ja ku ndahen palët

LEXO EDHE:  Pse gënjeu Edi Rama për mbeshtetjen e BE për Minishengenin?

“Gruaja e Bilalit do takohet shumë shpejt me popullin!”, thekson zëdhënësi i Kreut të Shtetit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE