Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Kukësi e nisi sezonin me pretendime dhe me investime të mëdha, me qëllimin për të marrë titullin kampion. Por, tashmë që vetëm një ndeshje na ndan nga përfundimi i kampionatit, verilindorët do të ngushëllohen me statusin e nënkampionit. Ky sezon e pa Kukësin edhe jashtë finales së Kupës, por për të gjitha këto, është kapiteni Besar Musolli ai që analizon zhgënjimin sezonal.
Në një intervistë të dhënë ekskluzivisht për ?Panorama Sport?, mesfushori flet për të ?mirat? dhe të ?këqijat? e këtij sezoni. Ai thekson se Kukësi do të shlyejë mungesën e titullit dhe kupës me një sukses në Kupat e Europës.
Besar, si do ta cilësonit këtë sezon pa trofe?
Natyrisht ishte një sezon zhgënjyes, duke qenë se Kukësi gjithmonë e ka nisur me pretendime të mëdha. Titulli kampion dhe Kupa ishin objektivat tanë, por nuk ia arritëm. Megjithatë, shpresojmë ta rregullojmë në Kupat e Europës, duke arritur pse jo grupet.
Pse Kukësi dështoi për titullin dhe Kupën, cilat ishin arsyet që ndikuan më tepër?
Ky sezon ka qenë shumë i çuditshëm dhe normalisht të luash jashtë fushës tënde, pa tifozë dhe sa në një stadium në një tjetër, është shumë e vështirë. Mendoj se edhe kemi lëshuar shumë terren, duke nënvlerësuar disa kundërshtarë. Kemi mundur rivalët direktë dhe kemi lënë pikë me ekipe që renditen më poshtë në klasifikim. Kjo ishte një nga arsyet kryesore që ne humbëm titullin.
Cila është ndeshja që ju ka mbetur peng?
Siç e thashë dhe më sipër, në disa ndeshje kemi nënvlerësuar kundërshtarin, natyrisht pa dashje, por që mund të kishim bërë më mirë. Gjithashtu fati nuk ka qenë me ne. Mund të them se disa barazime që i kemi pësuar në minutat apo sekondat e fundit duhet t?i kishim evituar. Kemi dominuar gjatë gjithë ndeshjeve dhe kemi pasur shumë raste shënimi. E theksoj, Kukësi ka dominuar kundër çdo kundërshtari, paçka rezultatit. Ky është fakt dhe të gjithë e kanë parë.
Ku mendoni se ishte pika më kyçe në kampionat që ju iku situata nga duart?
Tani që kampionati thuajse ka mbaruar, mund të gjejmë lehtë pikat e dobëta dhe gabimet tona, por nuk mendoj se ka vlerë të kthehemi pas në kohë. Duhen analizuar natyrisht, por duke shikuar veten nga ndeshjet e radhës.
Ju vjen keq që keni mundur tri herë Tiranën dhe në fund doli ajo kampione?
Normalisht të vjen keq, sepse rivalët i kemi mundur, por kemi gabuar me ekipet e tjera, që ndoshta cilësohen jo të forta në letër.
Do të vazhdoni të luani me Kukësin apo ka ardhur koha që pas 8 vitesh të thoni ?mirupafshim??
Unë jam i përqendruar te pjesa e mbetur e sezonit. Pasi të përfundojë edhe ndeshja me Luftëtarin, por gjithashtu edhe angazhimi në Ligën e Europës, do të ulem me presidentin për të diskutuar për më të mirën për të dy.
Bajram Jashanica njihet si miku juaj. A do vijë te Kukësi?
Jashanica është pa dyshim një nga mbrojtësit më të mirë në Shqipëri, por është zgjedhja dhe vendimi i tij nëse vjen apo jo te Kukësi apo në çfarëdo ekipi tjetër. Nuk mund të them asgjë më shumë.
Pas përfundimit të kampionatit, shumë shpejt vijnë Kupat e Europës. Për çfarë ka nevojë Kukësi për të qenë konkurrues, aq më tepër që lojtarë si Shkurtaj dhe Abazaj do ikin?
Kukësi ndër vite ka pasur largime dhe janë afruar futbollistë të tjerë, të cilët kanë plotësuar më së miri vendet e lëna bosh. Respekte për secilin prej lojtarëve tanë, por futbolli është i tillë, dikush largohet dhe dikush vjen. E rëndësishme është të përqendrohemi si grup dhe t?i marrim ndeshjet një nga një.
Jorgo Pëllumbi duket se e ka mbyllur me Skënderbeun dhe tash...
Drejtori i Partizanit, Olsi Rama, ka treguar në studion e “P...
Partizani aktualisht e ka të bllokuar merkaton në hyrje, por...
Agustin Torasa është lojtari i parë i Tiranës që rinovon për...
Ish-futbollisti i Skënderbeut Fidan Aliti shpëtoi skuadrën e...
Keidi Bare shumë shpejt do të ndryshojë skuadër dhe të bëhet...
Aston Vila arriti të siguronte qëndrimin në Premier Ligë për...
Frederik Veseli do të rikthehet te Empoli. Klubi francez i l...
Pogradeci ka disa ikona në futboll dhe një prej tyre është e...
Ish-sulmuesi i Partizanit Edmond Dosti mbetet aktiv në rrjet...
Lancinet Sidibe ishte një afrim i bërë nga Tirana në janarin...
E ardhmja e Marash Kumbullës është e ndarë mes Interit dhe L...
Ylli i PSG-së Kilian Mbape do të mungojë për rreth 3 javë.Kl...
Sezoni nuk ka përfunduar ende në vendin tonë, por që tani ka...
Mesazhet e Zlatan Ibrahimoviçit janë misterioze, por edhe sh...
Gjatë merkatos së dimrit Tiranës iu larguan dy lojtarë difen...
Lacio nuk heq dorë nga Marash Kumbulla dhe Igli Tare dëshiro...
Merveil Ndokyt është një nga lojtarët e huaj më të mirë që k...
Prej tetë vitesh luan në nivele të larta, por Elseid Hysaj n...
Ilir Avdyli nuk është i kënaqur me minutat në dispozicion të...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...