web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Kur Rama ishte "dashnori" i të huajve”/ Manjani “zbulon” si e mori shumicën parlamentare me mashtrim

27 Korrik 2020, 14:24, Politikë CNA

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar dhe rezultatin e zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Manjani kujton se në atë kohë Rama ishte në momentin e vet më të mirë pasi pati mbështetjen e të ghaujve ndësa opozita ishte më e përçarë se kurrë më parë.

Por sipas Manjanit, shumicën parlamentare e mori me mashtrim, jo nga vota e popullit.

“Ky është rezultati zyrtar e zgjedhjeve Parlamentare të fundit.

Edi Rama ishte në momentin e vet më të mirë. Kishte kohën në favor; ishte “dashnori” i të huajve këtu; opozita ishte më e përçarë se kurrë më parë; veçanërisht PD pati rënie të spikatur.

Megjithatë shqiptarët nuk e votuan të qeveriste vetëm. 48% nuk janë shumica e shqiptarëve, por pakica. Pakica u bë shumicë parlamentare vetëm mga përçarja dhe nga dëmtimi i sistemit dule mos lejuar garën me koalicione.

Ndaj sa herë thotë që “ne jemi shumica popullore”, rren!

Rren sa ka kokën!

Shumicën parlamentare e mori me mashtrim, jo nga vota e popullit!

Kjo është e vërteta e këtyre të dhënave zyrtare.”/CNA.al





Lajmet e fundit nga