web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video-Ecnin me shpejtësi “vrastare” në autostradë/ Pezullohen 28 patenta, policia apel të fortë shoferëve

26 Korrik 2020, 06:17, Kronika CNA

Policia e Tiranës ka kryer sërish kontrolle në orët e para të mëngjesit në në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë dhe Sauk -Tuneli i Kërrabës-Tiranë.

Blutë bëjnë me dije se janë konstatuar automjete duke ecur me shpejtësi vrastare 145 km/h – 164 km/h, në kushtet kur fluksi i mjeteve në lëvizje është i madh.

Si rezultat i kontrollit me radar, prej orëve të mbasdites e deri në orët e para të mëngjesit janë pezulluar 18 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara, janë vendosur dy masa maksimale nga 30 mijë lekë të reja për shpejtësi tej normave të lejuara pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj dhe 21 masa administrative për shpejtësi dhe parakalime të rrezikshme në rrugë.

Gjithashtu nga verifikimi rezultoi se krahas shpejtësisë ekstreme për kushtet e rrugës, 4 prej tyre ishin debitorë me mbi 5 masa administrative te pashlyera si dhe dy rezultuan të pasiguruar dhe certifikuar teknikisht.

Njëkohësisht janë pezulluar 10 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit si dhe janë vënë në pranga dy drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe një tjetër për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Policia deklaron se askush s?ka të drejtën t?i cënojë e rrezikojë jetën asnjë përdoruesi të rrugës. Blutë bëjnë thirrje që shoferët të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor./ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga