web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bëri ndërhyrje në pallatin 6 katësh që u shemb nga tërmeti/ Arrestohet biznesmeni në Durrës

26 Korrik 2020, 10:16, Kronika CNA

Policia e Durrësit ka arrestuar sot pronarin e lokalit ?Barons? për shembjen e pallatit 6-katësh nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës.

Blutë njoftojnë se ndaj 44-vjeçarit A.T. është vendosur masa arrest me burg.

Ai kishte bërë ndërhyrje në pallatin 6 katësh, ku humbën jetën si pasojë e shembjes dy qytetare. Sipas ekspertëve, ka rezultuar se pallati është shembur për shkak të ndërhyrjes.

?Kishte bërë ndërhyrje në biznesin e tij lokal dhe për pasojë u shemb pallati 6-katësh nga tërmeti i datës 26.11.2019, Policia e Durrësit ndalon pronarin e lokalit “Barons”, i cili ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës ekzekutuan urdhrin e ndalimit për shtetasin A. T., 44 vjeç, banues në Durrës.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg “, pasi dyshohet se nga ndërhyrjet që ka bërë në biznesin e tij lokal, në lagjen nr. 6 dhe nga tërmeti i datës 26.11.2019 është shembur pallati 6-katësh dhe si pasojë humbën jetën 2 shtetase?, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./ CNA.al





Lajmet e fundit nga