web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mbi 4600 të infektuar në vend/ Sa persona kanë rezultuar pozitivë në 24 orë

25 Korrik 2020, 14:21, Lifestyle CNA

Që nga dita e djeshme deri më sot janë kofirmuar si pozitive 67 raste në vendin tonë.

Raportohet se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 304 testime për të dyshuar të prekur me COVID19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 56 raste në Tiranë, 8 në Durrës, 2 në Elbasan, 1 në Sarandë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 29 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2637, që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve të respektojnë rregullat, duke ruajtur distancën nga njëri tjetri, duke mbajtur detyrimisht maskën në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca, duke ruajtur higjienën personale, duke ruajtur veten dhe të tjerët, në mënyrë që të kufizojmë sa më shumë që të jetë e mundur përhapjen e Covid19.

Mos neglizhoni asnjë shenjë të sëmundjes. Në rast se ju apo një i afërm i juaji keni shenja klinike të Covid19, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.
Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 ? Statistika (25 Korrik 2020)

Testime totale 38179
Raste pozitive 4637
Raste të shëruara 2637
Raste Aktive 1866
Humbje jete 134 (Qarku Tiranë 70, Shkodër 20, Durrës 19, Fier 6, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 4, Korçë 3, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1,)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 992
Durrës 213
Shkodër 195
Vlorë 97
Lezhë 83
Korçë 65
Fier 58
Elbasan 51
Kukës 42
Berat 31
Dibër 20
Gjirokastër 19





Lajmet e fundit nga