web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I dha fund lidhjes treshe/ Pendohet Egla Harxhi, ribashkohet me Princin e Libofshës

23 Korrik 2020, 21:21, Lifestyle CNA

Ndarja e tyre bëri bujë mediatike, por tashmë Egla Harxhi zbulon zyrtarisht se ajo dhe Aleksandri janë rikthyer së bashku. E ftuar në ?Vizioni i Pasdites?, modelja shprehu se pandemia i bëri të kuptojnë rëndësinë që kanë për njëri -tjetrin  dhe se ishte pikërisht Aleksandri që e hodhi hapin e parë drejt ribashkimit të tyre.

?Po, ishte ai që e kërkoi i pari. Pastaj erdhi natyrshëm. Që në momentin e parë që folëm, çdo gjë e kishim hedhur pas krahëve dhe e filluam nga e para. ?Kam përshtypjen që dhe kjo pandemia, sfidat që kemi kaluar si partnerë. Jemi krahë njëri- tjetrit. Vërtet ka bërë bujë ndarja, kriza, problemet, por në fund të ditës nuk ka një marrëdhënie pa konflikte. A-ja është komunikimi. U ulëm në tavolinë, sqaruam çdo gjë, dhe na ka bërë më të forte?, u shpreh modelja

E pyetur nga moderatorja Evi Reçi për trekëndëshin e thyer të dashurisë, dhe nëse do e tentojnë sërish diçka të tillë, Egla u shpreh se tashmë ai është një kapitull i mbyllur.

?Po, nuk ka person të tretë. Nuk do të ketë. Është mbyllur ai kapitull. Lidhur me çfarë kemi bërë unë kam qenë gjithmon transparente. Nuk besoj te jeta e fshehtë. Por gjerat evulojnë, prioritetet ndryshojnë. Të tre bashkë me Luxin, për të vazhduar planet e të ardhmes?, përfundoi ajo.

Historia

Ish-Miss Shqipëria, Egla Harxhi, është komentuar gjatë për marrëdhënien e saj treshe me Alexandre de Basseville (I vetëquajtur Princi i Libofshës) dhe Alesian. Megjithatë, dashuria poligame përfundoi shpejt, pasi Alesia i dha fund me çiftin.

Egla u bë nënë e një vogëlushi të cilin e pagëzoi me emrin Luxifer dhe gjatë intervistave tregoi se i ati i fëmijës, Alexandre, nuk qëndronte thuajse aspak me të dhe djalin. Madje, duket se gjërat mes tyre u ftohën aq shumë, i dha fund.

?Jo, s?kam më të bëj fare me Alen në asnjë formë. Tashmë jemi të ndarë, dhe jeta ime personale nuk është më publike. Pra e kam mbyllur me jetën publike, e po fokusohem kryesisht tek im bir, dhe te studio e arkitekturës me projekte në Shqipëri dhe jashtë saj?, deklaronte Egla.

 





Lajmet e fundit nga