Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Një nga misteret më të mëdha që lidhen me koronavirusin është shpejtësia me të cilën ai u përhap në të gjithë botën.
Filloi në Kinën qendrore dhe, brenda tre muajve, u përhap në çdo kontinent, përveç Antarktidës, duke u prishur jetën e përditshme miliona njerëzve. Prapa përhapjes së shpejtë, kishte një fakt që i kapi shkencëtarët në befasi, shqetësoi autoritetet shëndetësore dhe minoi përpjekjet e hershme të kontrollit: virusi mund të përhapej nga njerëz të shëndetshëm.
Ndërsa punonjësit po kthehen nëpër zyra, fëmijët përgatiten të rifillojnë shkollën dhe njerëzit e dëshpëruar për normalitet kanë nisur të vizitojnë qendrat tregtare dhe restorantet, të dhënat e reja shkencore flasin për një realitet kërcënues: Nëse sëmundja mund të transmetohet nga njerëz të shëndetshëm, atëherë ndoshta ajo do të jetë e pamundur të frenohet.
“Mund të jetë vdekjeprurëse, e megjithatë 40 përqind e njerëzve mund të mos e dinë që e kanë,? thotë Dr. Eric Topol, drejtues i Institutit Kërkimor Scripps.
Studiuesit flasin për mundësinë e frikshme të përhapjes së heshtur të virusit nga bartës pa simptoma ose me simptoma të dobëta. Por se çfarë roli luajnë njerëzit e shëndetshëm në shtimin e radhëve të të infektuarve, kjo pyetje mbetet pa përgjigje dhe është në krye të axhendës së kërkimit shkencor.
Koronavirusi i vogël por i fuqishëm mund të depërtojë në një qelizë njerëzore, të stabilizohet aty dhe të shumëzohet në dhjetëra mijëra brenda një dite të vetme. Nivelet e virusit rriten përpara kollitjes së parë. Dhe për habinë e shkencëtarëve, rreth 4 në 10 persona të infektuar nuk kanë fare simptoma.
Pabesia e këtij virusi është në fokusin e shumë shkencëtarëve tani që shoqëritë po rihapen. Ata pyesin veten se çfarë ndodh nëse përhapësit e heshtur nuk zbulohen para se të jetë tepër vonë.
Udhëtarët pa kollë mund të kalojnë lehtë nëpër kontrollet e aeroporteve. Punëtorët pa ethe nuk zbulohen dot nga kontrollet e temperaturës. Njerëzit që nuk ndjehen të lodhur apo që nuk kanë dhembje, marrin pjesë në takimet e biznesit, duke infektuar të tjerët.
Dhe shpërthimet mund të rifillojnë.
Shenjat e para
Qysh në janar, kishte shenja që njerëzit mund ta bartnin virusin pa shfaqur simptoma. Megjithatë, shumë shkencëtarë nuk bindeshin.
Koncepti që njerëzit pa dashje mund ta përhapin sëmundjen asnjëherë nuk ka qenë i lehtë për t?u kuptuar, duke filluar nga epidemia e poliomielitit në Amerikën e gjysmës së shekullit të 20 e deri tek përhapja e HIV-it dekada më vonë.
Kur u shfaq COVID-19a, zyrtarët shëndetësorë mendonin se ky do të ishte si koronavirusët e tjerë dhe se njerëzit i infektonin më lehtë të tjerët kur shfaqnin simptoma si kollë apo ethe.
“Ne mendonim se kjo do të ishte si SARS-i: një periudhë e gjatë inkubacioni dhe asnjë transmetim gjatë periudhës së inkubacionit,” thotë Lauren Ancel Meyers, e Universitetit të Teksasit në Austin.
Në prapaskenë, shkencëtarë si Meyers diskutonin të alarmuar me zyrtarët e shëndetësisë mbi faktet që kishin gjetur për sëmundjen. Duke qëmtuar me kujdes faqet e internetit të departamenteve kineze të shëndetësisë, Meyers dhe ekipi i saj gjetën më shumë se 50 raste midis 21 janarit dhe 8 shkurtit, në të cilat personi që sillte virusin në shtëpi nuk shfaqte simptoma para se të kishte infektuar të paktën një anëtar të familjes.
“Kur pamë të dhënat, thamë: ?Jo, kjo nuk mund të jetë e vërtetë,” u shpreh Meyers. “Ishte tronditëse”.
Koronavirusi në anijen turistike
Rebecca Frasure, e cila e mori virusin kur ishte duke lundruar në anijen turistike Diamond Princess, u vendos në gjendje shtrati në Japoni nga fundi i shkurtit, e mërzitur që po mbahej në spital edhe pse nuk kishte asnjë simptomë.
“Jam krejtësisht e shëndetshme përveç faktit që kam virusin në trup”, tha Rebecca.
Pa testime të gjera dhe të shpeshta, është e pamundur të dish se sa njerëz pa simptoma mund ta bartin virusin. Anija Diamond Princess, e cila po qëndronte në Portin e Jokohamës kur në bord shpërtheu virusi, i joshi mjaft studiuesit.
Një model matematik i ndërtuar nga Shkolla e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër që synonte të vlerësonte se sa njerëz ishin të infektuar por pa simptoma, tregonte se tre të katërtat e njerëzve të infektuar në anijen turistike ishin pa simptoma.
Në shtetin Uashington, doktor Jeff Duchin nxori të dhëna të ngjashme kur një ekip ekspertësh ekzaminuan një shtëpi të moshuarish dhe konstatuan se punonjësit e kujdesit shëndetësor po e përhapnin virusin në institucionet e tjera të kujdesit për të moshuarit.
Në muajin mars, më shumë se gjysma e personave në një shtëpi tjetër të moshuarish që testuan pozitivë nuk kishin simptoma.
E gjithë kjo nënvizoi nevojën për të ndryshuar strategji dhe për të pranuar se virusi nuk mund të ndalej dot plotësisht.
Dr. Duchin kujton se pas kësaj i tha vetes: “Kjo sëmundje do të jetë jashtëzakonisht e vështirë për t?u kontrolluar.”
Pyetje pa përgjigje
Hunda dhe goja janë pjesët më të lehta për hyrjen e koronavirusit në trup. Pasi hyn, virusi merr në dorë mekanizmin e qelizës për të kopjuar veten dhe i heq trupit sistemin imunitar për t?u mbrojtur. Nivelet e virusit rriten mjaft në rrugët e sipërme ajrore, e gjithë kjo pa simptoma. Shumë shkencëtarë besojnë se, gjatë këtyre ditëve, njerëzit mund ta përhapin virusin thjesht duke folur, duke marrë frymë ose duke prekur sipërfaqet e ndryshme.
Tek njerëzit që vërtet nuk shfaqin simptoma, sistemi imunitar e fiton betejën përpara se ata të ndjehen të sëmurë.
Kur filloi të bëhej më e qartë se virusi mund të përhapej nga njerëzit e shëndetshëm, autoritetet shëndetësore të SHBA vendosën të mos prisnin për të dhëna të reja shkencore. Në fillim të prillit, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve u rekomanduan njerëzve të mbanin maska.
Disa ditë më vonë, hulumtuesit kinezë publikuan një studim ku thuhej se pacientët kanë veti më të mëdha infektimi dy deri në tre ditë para se të shfaqnin vetë simptoma. Provat vazhdojnë të shtohen dhe Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tani vlerësojnë se 40% e transmetimit ndodh përpara se njerëzit të ndjehen të sëmurë.
Megjithatë, midis shkencëtarëve, veçanërisht tek Organizata Botërore e Shëndetësisë ende ka dyshime. Kjo organizatë e ka ulur rëndësinë e infeksionit nga njerëz pa simptoma, megjithëse kohët e fundit filloi ta pranojë një mundësi të tillë dhe i ka këshilluar njerëzit të mbajnë maska.
Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë fajësojnë Kinën për vonesën në shpërndarjen e informacionit rreth përhapjes së heshtur të virusit. Por Dr. Topol thotë se SHBA mund të kishte organizuar programin e vet të testimit duke bërë sekuencën gjenetike të virusit.
Nuk është gjë e vogël: Arritja qysh herët e qartësisë shkencore për përhapjen e virusit do të kishte shpëtuar jetë njerëzish.
“Ne në Amerikë u treguam të ngadaltë në gjithçka,” thotë Dr. Topol. “Më duhet të them se është e turpshme.”/ VOA
Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar sot vendimin per le...
Këngëtari Ermal Fejzullahu ka reaguar përsa i përket masave ...
Cristina Buccino është një modele dhe showgirl e lindur në C...
Natale Lee është një nga modelet ruse më seksi të Instagrami...
Merve Bolugur është një nga aktoret më të preferuara për shq...
Klaudia Kalia tashmë është një fytyrë mjaft e njohur për pub...
Këngëtarja Era Istrefi është kthyer tejet aktive në rrjetet ...
Këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhela Peristeri ashtu si sh...
Reperi, 43 vjeçar Kaney West dhe ylli i KUWTK, Kim Kardashia...
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë fjalës së ...
Kim Kardashian ka thyer heshtjen rreth shëndetit mendor të b...
Shkrimtarja e famshme Colin Campbell ka bërë një deklaratë e...
Të hani çokollatë të paktën një herë në javë mund të ndalojë...
Këngëtarja e famshme botërore, Demi Lovato pas problemeve me...
Shkencëtarët kanë zbuluar sekretet për superfuqitë e mahnits...
Nazan i del në krah dhe dëshmon kundër Kemalit në gjykatë. M...
Belen Rodriguez është një nga modelet dhe aktoret më seksi n...
Daphne Joy është një nga modelet më seksi të shoëbizit të hu...
Yanet Garcia është nëj modele, një aktore dhe një yll televi...
Mjeku epidemiolog Dritan Ulqinaku ka qenë i ftuar në ABC new...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...