web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Sqarime për maskarenjtë”/ Ish-ministri i Ramës: Për ca lekë dhe vende pune duan të izolojnë Shqipërinë

22 Korrik 2020, 08:38, Politikë CNA

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë e Edi Ramës, Petrit Vasili ka reaguar sërish për marrëveshjen e mbrëmjes së djeshme dhe për mbledhjen e Këshillit Politik që është thirrur sot.

Vasili thotë se dëshiron të bëjë disa sqarime për ata që i quan maskarenj e që sipas tij duan të izolojnë Shqipërinë.

Ai deklaron se Këshilli Politik nuk është pazari i gjësë së gjallë ku çdo njeri rrëmben diçka.

?Ca sqarime për maskarenjtë, që duan izolimin me çdo kusht të Shqipërisë! Edi Rama me disa apendikse politike duan të ndryshojnë Kushtetutën sepse sipas tyre të gjithë në Këshillin Politik duhet merrkan diçka. Këshilli Politik nuk është pazari i gjësë së gjallë ku çdo njeri rrëmben diçka.

Puna e këshillit bazohet mbi rekomandimet e OSBE-ODIHR, që lidhen me ato që Rilindja ka bërë në dëm të zgjedhjeve dhe për fajin e saj. Opozita shqiptare as ka kërkuar dhe as ka marrë gjë në Këshillin Politik. Opozita ka diskutuar e dhënë mendim për përmirsimin e propozimeve të ardhura nga ekspertët që pasqyronin rekomandimet e OSBE-ODIHR.

Dakordësia e 5 qershorit prodhoi një Kod Zgjedhor me ndryshime për të siguruar zgjedhje normale. 5 qershori kërkoi 6 muaj kohë dhe ekspertizë vendase dhe ndërkombëtare. Edi Rama kërkon sot të ndryshojë Kushtetutën për 6 ditë?, shkruan ai në rrjetet sociale.

Sipas tij, kryeministri  Edi Rama nuk po hap listat, por po tenton të ndryshojë Kushtetutën. Vasili kërkon që të izolojë me çdo kusht armiqtë e integrimit të Shqipërisë.

?Listat janë të mbyllura për fituesit dhe të hapura për humbësit. Pra 1/3 e listës është e mbyllur ajo që do dhe vendos kryetari i partisë, për pjesën tjetër i thonë popullit: zgjidh kë të duash, por ai apo ajo në Parlament nuk do të shkojë. Edi Rama ka vetëm një qëllim: që të heqë koalicionet vetëm për një arsye sepse është i humbur 100%.

Pra duhet të shqyhet Kushtetuta vetëm se ka tmerr Edi Rama nga humbjet dhe nga zgjedhjet. Pra ky i lemerisur nga humbja shkel të drejta të mëdha kushtetuese dhe demokratike ne emër të gënjeshtrës, që populli të zgjedhë fantazma që nuk fitojnë. Edi Rama që gjoja flet në emër të popullit është pikerisht ai që i vjedh votën popullit dhe këtë tashmë e di gjithë bota.

Edi Rama dhe apendikset e tij janë bashkëhajdutë dhe shpërdorues të votës së popullit. Populli vullnetin e shpreh me Referendum dhe dhe nuk ka nevojë për suflerë të kriminalizuar si këta. Këta maskarenj për ca lekë dhe për ca vende pune duan të izolojnë Shqipërinë dhe ta pengojnë me çdo kusht që ajo të integrohet në Europë. Sot përballë shqiptarëve janë armiqtë e integrimit. Të izolojmë sot me çdo kusht e mjet këta armiq të integrimit, që duan izolimin dhe mjerimin e shqiptarëve?, përfundon ai./ CNA.al





Lajmet e fundit nga