web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rriten rastet e reja me COVID-19 në Kosovë/ Për të dytën ditë radhazi shënohen 6 viktima

18 Korrik 2020, 13:41, Kosova & Bota CNA

Kosova ka shënuar një rritje të rasteve me COVID-19 teksa në 24 orët e fundit janë regjistruar 145 të tilla.

Për të dytën ditë radhazi numri i viktimave mbetet i njëjtë, përsëri 6. Lajmi i mirë është se numri i të shëruarve së fundmi është më i lartë se ai i të infektuarve, 171.

Me më shumë raste të reja mbetet sërish Prishtina me 58 ndjekur nga Ferizaj me 10 dhe Fushë- Kosova me 9./CNA.al





Lajmet e fundit nga