Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Zoran Zaev dhe partia e tij mund të kenë mundësi të vazhdojnë agjendën e tyre pro-perëndimore, por një qeveri e re e dobët mund të përballet me pengesa të mëdha për të qëndruar në pushtet dhe për ta çuar vendin përpara.
Gjatë garës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut, dy çështje kryesore u konsideruan thelbësore sa i përket të ardhmes së vendit: nëse qeveria e re do të vazhdonte rrugën pro perëndimore të përcaktuar nga social-demokratët e Zoran Zaev (LSDM) dhe, po aq e rëndësishme, nëse ekzekutivi i ri do të dëshmohej si i qëndrueshëm dhe i frymëzuar mjaftueshëm për të ndjekur reformat e nevojshme.
Disa orë pas mbylljes së qendrave të votimeve, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut nuk ishte ende në gjendje të paraqiste të dhëna zyrtare për zgjedhjet e parakohshme të së mërkurës (16.07.20). Presidenti i Komisionit, Oliver Derkovski, tha se faqja e internet ishte sulmuar prej hakerëve, por që kjo nuk kishte ndikuar në numërimin e votave.
Social-demokratët e udhëhequr nga ish-kryeministri Zaev e shpallën veten fitues pasi morën 36 përqind të votave, pas 94 përqind të votave të numëruara. Rivalët e tyre konservatorë VMRO-DMPNE kishin fituar në atë moment më pak se dy përqind më pak por insistuan që edhe ata mund të formojnë një qeveri.
Me sa duket të dyja partitë do të kenë më pak se 61 vendet që u nevojiten në parlamentin prej 120 anëtarësh, social-demokratët parashikohet të fitojnë 46 dhe konservatorët 44 vende. Pra edhe një herë ky rezultat i jep pozcion vendimtar partisë më të madhe të komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut – Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) – i cili pritet të ketë 15 deputetë në parlament.
Një periudhë e karakterizuar nga shtypja dhe korrupsioni
Jo shumë kohë më parë, pas zgjedhjeve të vitit 2016, BDI vendosi ta prishte koalicionin e saj me konservatorët në favor të social-demokratëve. Kjo i dha fund qeverisjes prej afro dhjetë vjetësh të VMRO-DPMNE-së, një periudhë e karakterizuar nga shtypje dhe korrupsion nën drejtimin e ish-të fortit Nikolla Gruevski, i cili gjendet tani në mërgim të vetëimponuar.
Një skenar i ngjashëm duhet të nënkuptojë këtë herë përmbushjen e kushtit të parë. Pas përfundimit të marrëveshjes historike për emrin me Greqinë – shtimit të përcaktorit “e Veriut” tek emri i Maqedonisë – nuk ka dyshim se LSDM dhe BDI do të vazhdojnë politikën e tyre të pajtimit me fqinjët e Ballkanit të vendit, ndërsa shpresojnë për një anëtarësim të shpejtë në BE.
Pak ose aspak vend për manovrim
VMRO-DPMNE e ka kundërshtuar hapur politikën e ndryshimit të emrit, duke i lënë partisë pak ose aspak hapësirë ??për manovrim në bisedimet për koalicionin e ardhshëm me BDI ose me partinë e dytë më të fortë etnike shqiptare në parlament. Nga ky këndvështrim formimi i një qeverie të re duket se do të jetë i drejtpërdrejtë. Por nuk është kështu.
Dymbëdhjetë muajt e fundit të qeverisjes së koalicionit u shoqëruan me grindje të vazhdueshme dhe më pas social-demokratët e Zaev e kritikuan gjatë fushatës zgjedhore BDI-në për korrupsion dhe nepotizëm. Vetë Zaevi u premtoi votuesve të tij se do të dërgonte në opozitë partinë shqiptare – e cila ka qenë partnere koalicioni në qeveri të ndryshme pothuajse pa ndërprerje që nga viti 2002. BDI u kundërpërgjigj duke kërkuar që “kandidati i saj i lartë” të jetë kryeministër në këmbim të çdo aleance të ardhshme.
Stabiliteti afatgjatë me pikëpyetje
Shumë e mundshme është që – me tutelën e zakonshme të diplomatëve të BE-së dhe të SHBA-së – do të gjehet në fund një kompromis, por stabiliteti afatgjatë i koalicionit do të jetë më se i diskutueshëm. Jo pak për shkak të shumicave me shumë pak diferencë në parlamentin e ri.
Maqedonia e Veriut, një nga vendet më të varfra të Evropës me një sistem shëndetësor të pazhvilluar, është goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit dhe shumë analistë parashikojnë se ekonomia që po shënon rënie mund ta destabilizojë më tej vendin. Fillimi i pritshëm i bisedimeve të pranimit në BE mund të shtojë një element tjetër presioni, duke larguar vëmendjen nga prioritetet kryesore të reformës në fushat e gjyqësorit, luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, reformën e shërbimeve sekrete dhe të administratës publike.
Rikthim te kutitë e votimit?
Duke shtuar në këtë situatë pasiguritë rajonale – zgjidhja e pritshme e mosmarrëveshjes Serbi-Kosovë dhe protestat masive anti-qeveritare që po vazhdojnë në Serbi dhe Bullgari – një qeveri e dobët në Shkup mund të mos jetë receta më e mirë për sukses në rajonin e paqëndrueshëm të Ballkanit.
Në një vend ku zgjedhjet e parakohshme janë normë dhe jo përjashtim, nuk ka të ngjarë të kalojë shumë kohë deri se liderët politikë të vendosin se është koha t’u rikthehen kutive të votimit./DW
Republikanët në Shtetet e Bashkuara do ta kufizojnë ndjeshëm...
Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë konfirm...
Ndërsa ka nisur takimi i parë kokë më kokë mes kryeministrit...
Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evr...
Qendra Kombëtare britanike për Sigurinë Kibernetike tha të e...
Në kosovë janë regjistruar 132 raste të reja me koronavirus ...
Banorët e Togos në Afrikë e kanë pritur me mallëngjim firmën...
Italia ka mbyllur kufijtë për shtetasit e Kosovës, Serbisë d...
Një situatë jo e zakontë dhe tepër e sikletshme i ka ndodhur...
Në Maqedoninë e Veriut në zgjedhjet parakohshme parlamenta...
Ministrja e Francës për Industrinë, Agnès Pannier-Runacher k...
Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të mërkurën se ...
Universiteti i Uashingtonit parashikon se numri i vdekjeve n...
Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë raportuar për 198 ra...
Në Kosovë janë regjistruar katër viktima nga koronavirusi dh...
Këtë të mërkurë, qytetarët e Maqedonisë së Veriut i janë dre...
Një pjesëtar kryesor i ekipit të Shtëpisë së Bardhë kundër k...
Diplomati më i lartë amerikan për Azinë Lindore tha të martë...
Pas 6 orësh të tjera intervistë, presidenti i Kosovës Hashim...
Pas 17 vjetësh, qeveria amerikane kreu ekzekutimin e saj të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...