Krahasimi/ Konkurrimi me koalicione dhe pa koalicione politike më 2009 dhe 2013
Nisma e mazhorancës për të ndryshuar Kushtetutën është arsye...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku akuzon kryeministrin Edi Rama se me amnistinë fiskale, po e shndërron Shqipërinë në parajsë të krimit të organizuar dhe terrorizmit.
Në një deklaratë për mediat, Tabaku theksoi se Rama po e thellon kursin e tij të përplasjes me partnerët strategjikë SHBA dhe BE.
?Me ligjin e amnistisë fiskale, kryeministri në ikje po e thellon kursin e tij të përplasjes me partnerët strategjikë SHBA dhe Bashkimin Europian dhe po godet interesat e shumicës dërrmuese të shqiptarëve për llogari të krimit të organizuar dhe pushtetit të tij personal.
Projekti i kryeministrit në ikje për aministinë fiskale e kthen vendin në parajsën e krimit financiar ndërkombëtar dhe madje në vendstrehim për persona që financojnë aktivitete terroriste. Në ligjin që kryeministri në ikje duhet ta tërheqë menjëherë, çdo i huaj që ka një biznes në Shqipëri mund të deklarojë dhe të ligjërojë paratë e tij pa u pyetur për burimin e tyre.
Projekti i kryeministrit në ikje u siguron paprekshmëri dhe legalizim të pasurisë gjithë anëtarëve të organizatave kriminale brenda dhe jashtë vendit.
Ata fshihen pas pretendimit se po ndihmohen gjoja emigrantët, por në fakt do të pastrojnë paratë përmes akteve kriminale të kësaj qeverie në ikje.?-tha Tabaku.
Gjithashtu ish-deputetja tha se emigrantët shqiptarë që jetojnë me sakrifica dhe punë të ndershme nuk përfitojnë nga ky ligj, sepse ai nuk po bëhet për emigrantët, por për trafikantët ndërkombëtarë të drogës.
?Projekti i Edi Ramës për amnistinë fiskale favorizon politikanët dhe një numër të lartë zyrtarësh. Mjafton që i afërmi i një politikani të mos jetë në certifikatën e tij familjare dhe për pasurinë e tij eventualisht të paligjshme, bëhet mburojë amnistia fiskale, e propozuar nga kryeministri në ikje.
Qeveria nuk duhet të luajë me zjarrin dhe ta shndërrojë vendin në lavatriçe të parave të krimit të organizuar dhe terrorrizmit.
Kjo amnisti është një shuplakë për shumicën e shqiptarëve që kanë që jetojnë duke punuar në punë të ndershme. Përfituesit e amnistisë fiskale paguajnë si taksë vetëm 5 – 10% për vlerën e deklaruar, ndërsa një qytetar ka paguar në 7 vite nga 15% në 23%.
Së dyti, projekti i kryeministrit në ikje i ofron mbrojtje penale krimit të organizuar që do të deklarojë paratë e paligjshme.
Përfituesit nga amnistia nuk do të hetohen për mënyrën, sesi apo kur e kanë vendosur pasurinë e padeklaruar. Atyre u ruhet fshehtësia e identitetit dhe e deklarimit, duke mbrojtur kështu shkelësit e ligjit përpara atyre që e zbatojnë atë.
Partia Demokratike e konsideron projektin e Edi Ramës për aministinë fiskale të papranueshëm.
Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar, deklarojnë sot para shqiptarëve, para partnerëve tanë strategjikë SHBA dhe BE, dhe para subjekteve potenciale të këtij projekt-ligji, se nëse kryeministri në ikje nuk tërhiqet nga ky ligji korruptiv, ne do të zhbëjmë me efekt prapaveprues çdo dispozitë dhe përfitim nga ky ligj.?-përfundoi fjalën e saj Jorida Tabaku.
Nisma e mazhorancës për të ndryshuar Kushtetutën është arsye...
Prej disa javësh në degët e Partisë Demokratike ka filluar z...
Opozita parlamentare ka qënë kundër vendimit të mazhorancës,...
PAA ka reaguar përmes një deklarate shpërndarë mediave lidhu...
Partia Socialiste është tërhequr nga shkarkimi i Presidentit...
Parlamenti Europian ka ripublikuar sot deklaratën e tre euro...
Presidenti Ilir Meta ka publikuar sot detaje nga një mesazh ...
Presidenti Ilir Meta ka përcejllë sërish sot një mesazh në l...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i ka dhën...
Tre eurodeputetë lëshuan një deklaratë të fortë pasditen e s...
Deputeti Myslim Murrizi, nuk është përmbajtur dhe ka “shpërt...
Deputeti socialist Ulsi Manja mbështet idenë e ndryshimit të...
Kryetari i PDS, Paskal Milo në një vlerësim të mbajtjes së z...
Gjatë diskutimeve për ndryshimet kushtetuese, në studion e O...
“Opozita parlamentare s’ka tutor”. Kështu deklaroi deputeti ...
Deputeti Myslim Murrizi, ka debatuar me analistin, Fatos Lub...
Deputeti Myslim Murrizi, ka folur sot për koalicionet parazg...
Në emisionin “Open” në “Top Channel”, në panelin me të ftuar...
Analisti Mentor Kika ka shpjeguar retorikën politike mes pal...
Gazetari Ylli Rakipi, i ftuar në emisionin “Në fokus” në Tv...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Fierit ka kryer një operacion ku ka goditur një ...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një gjykatë në Paris ka dënuar gjashtë shtetas gjeorgjianë...
Zvicra do t’u drejtohet kutive të votimit këtë të diel për...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...