Ekskluzive-Zbulohen kandidatët për deputetë dhe kryebashkiakë në Korçë/ Ja lista e plotë
Prej disa javësh në degët e Partisë Demokratike ka filluar z...
Nisma e mazhorancës për të ndryshuar Kushtetutën është arsyetuar me nevojën e hapjes së sistemit zgjedhor dhe kalimin nga listat e mbyllura në listat e hapura proporcionale.
Ideja e hapjes së garës për listat zgjedhore nuk ka qenë dhe nuk është në interesin e dy partive të mëdha, fakt i konfirmuar disa herë nga eksponentë të mazhorancës edhe në ditët e javët e fundit. Listat e hapura krijon probleme për parti vertikale dhe 100% të kontrolluara nga lideri politik, si dhe u krijojnë mundësinë partive të treta e të vogla politike të tërheqin në garë figura publike, biznesmenë dhe persona me ndikim lokalë, të cilët në rivalitet me njëri tjetrin mund të tërheqin numër të madh votuesish, të cilët në sistemin e listave të mbyllura nuk kanë arsye dhe as motiv të jenë aktivë. Rastet e viteve 2001 (PDR) dhe 2005 (LSI, PR, PSD, etj) janë një dëshmi e qartë e sigurimit të votave maksimale, të cilat në kushtet e sistemit të mbyllur janë votues të dy partive të mëdha ose abstenues në zgjedhje.
Një hulumtim më i detajuar i nismës nga ekspertët e Institutit të Studimeve Politike (ISP) tregon se vendimi për ndërhyrje në Kushtetutë lidhet me taktika elektorale dhe përpjekjen e mazhorancës për të minimizuar rivalitetin me një koalicion të gjerë opozitar. PS është e vetme në qeveri prej 2017 dhe në çdo rrethanë e ka të vështirë ose të pamundur të gjejë aleatë të vegjël politikë që mund t?i sjellin asaj mbi 77 mijë vota (2013) apo mbi 50 mijë vota (2009). Në kampin opozitar janë shumë më të mëdha shanset për një koalicion të gjerë politikë, ku bëjnë pjesë parti me përfaqësim të rregullt parlamentar në tri zgjedhjet e fundit, LSI, PR, PDIU, etj. Ndërhyrja në Kushtetutë për të pamundësuar koalicionet politike para-zgjedhore nuk është standard zgjedhor dhe as praktikë normative e aplikuar në vendet e BE, është një akt i qartë politik me kalkulim elektoral. PS po përdor mazhorancën e gjerë në parlament për të përdorur Kushtetutën në funksion të skemës elektorale 2021.
Për të pasur një ide
më të qartë për ndikimin e fjalës ?koalicione? në Kushtetutë le të shikojmë rezultatet e zgjedhjeve 2009 dhe 2013 në Shqipëri. Referuar tabelës së hartuar nga stafi i Institutit të Studimeve Politike (ISP) shihet se PD për shkak të koalicioneve fitoi 12 mandate më shumë sesa votat e saj më 2009, të mjaftueshme për të siguruar 68 mandate dhe të drejtën për krijimin e qeverisë. Po ashtu, më 2013 PS përmes skemës së koalicioneve parazgjedhore fitoi 7-8 deputetë më shumë sesa votat e saj, dhe bashkë me LSI rreth 10 mandate më shumë, të mjaftueshme për të siguruar shumicën për krijimin e qeverisë dhe jetësimin e rotacionit politik. Pa koalicione PS dhe jo PD do të kishte fituar zgjedhjet 2009 dhe ?1 milionë shuplakat? do të ishin të pamjaftueshme për rotacion politik nga PS më 2013. Në zgjedhjet 2009 devijimi nga mandatet reale dhe mandatet e përfituara për shkak të koalicionit arrinin në 25-26 mandate, kurse më 2013 në 18-20 mandate, pra rreth 1/7 e përbërjes së parlamentit. Pa skemën e koalicioneve dhe vetëm me votat e tyre më 2009 dhe 2013 u zgjodhën vetëm 125-126 deputetë nga 140 në total. Pjesa tjetër janë mandate të partive të vogla të ?grabitura? për shkak të formulës nga partitë e mëdha. Më 2009 rreth 150 mijë votues dhe më 2013 rreth 182 mijë votues mbetën pa përfaqësim në parlament për shkak të formulës zgjedhore. Më 2021 pritet që pjesa e papërfaqësuar të jetë edhe më e lartë, për shkak të ndalimit të koalicioneve dhe detyrimit të listës së detyruar të përbashkët të partive kryesore. Duke hequr koalicionin mazhoranca minimizon ikjen e rreth 50-77 mijë votave të marra nga partitë e vogla më 2009 dhe 2013 dhe ana tjetër pamundëson jo vetëm bashkimin e opozitës në lista të hapura konkurruese brenda koalicionit por edhe krijon një situatë rivaliteti të ashpër brenda opozitës.
Ka një perceptim të përgjithshëm kritik se Shqipëria ka shumë parti politike. ISP ka raportuar për ekzistencën e rreth 129 partive. Megjithatë të dhënat tregojnë se rreth 85% e tyre janë fiktive dhe pa mbështetje elektorale. Raportet tregojnë gjithashtu se partitë tona tradicionale politike nuk funksionojnë si parti demokratike, janë të zhytura në rreth vicioz, skandale dhe korrupsion, nuk kanë sistem merite dhe as karriere, nuk janë transparente dhe nuk përmbushin kërkesat e nenit 9 të Kushtetutës, dhe nuk ofrojnë alternativa zhvillimi për vendin dhe shfaqin sjellje e mentalitete të konceptit të njësimit me shtetin. Në këto rrethana Shqipëria mbetet ndër vendet e vetme anëtare ose kandidate në BE që në dekadën e fundit nuk ka asnjë prurje të re politike dhe se sa më i ulët besimi publik tek partitë e mëdha aq më shumë rritet pushteti i tyre përmes skemave taktike, ku bën pjesë edhe eksperimenti më i fundit me Kushtetutën dhe paktin e 5 qershorit. Një vend që nuk ndjehet i mirëpërfaqësuar, që nuk lejon prurje të reja politike, që më shumë voton sesa zgjedh dhe që ka disproporcionalitet midis votave dhe mandateve përfaqësuese, mbetet jo vetëm një demokraci e brishtë, por edhe një oaz për eksperimente politike dhe zhgënjim periodik. ISP vazhdimisht ka theksuar se hapja e sistemit kërkon jo vetëm hapjen e plotë të listave të partive (jo 67% por 100%), por edhe reformim të legjislacionit mbi partitë, forcimin e institucioneve kushtetuese, vettingun në politikë, rotacion në elitat politike dhe investim më të madh në formësimin e kulturës politike demokratike.
Instituti i Studimeve Politike (ISP)
Prej disa javësh në degët e Partisë Demokratike ka filluar z...
Opozita parlamentare ka qënë kundër vendimit të mazhorancës,...
PAA ka reaguar përmes një deklarate shpërndarë mediave lidhu...
Partia Socialiste është tërhequr nga shkarkimi i Presidentit...
Parlamenti Europian ka ripublikuar sot deklaratën e tre euro...
Presidenti Ilir Meta ka publikuar sot detaje nga një mesazh ...
Presidenti Ilir Meta ka përcejllë sërish sot një mesazh në l...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i ka dhën...
Tre eurodeputetë lëshuan një deklaratë të fortë pasditen e s...
Deputeti Myslim Murrizi, nuk është përmbajtur dhe ka “shpërt...
Deputeti socialist Ulsi Manja mbështet idenë e ndryshimit të...
Kryetari i PDS, Paskal Milo në një vlerësim të mbajtjes së z...
Gjatë diskutimeve për ndryshimet kushtetuese, në studion e O...
“Opozita parlamentare s’ka tutor”. Kështu deklaroi deputeti ...
Deputeti Myslim Murrizi, ka debatuar me analistin, Fatos Lub...
Deputeti Myslim Murrizi, ka folur sot për koalicionet parazg...
Në emisionin “Open” në “Top Channel”, në panelin me të ftuar...
Analisti Mentor Kika ka shpjeguar retorikën politike mes pal...
Gazetari Ylli Rakipi, i ftuar në emisionin “Në fokus” në Tv...
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbi...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Fierit ka kryer një operacion ku ka goditur një ...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një gjykatë në Paris ka dënuar gjashtë shtetas gjeorgjianë...
Zvicra do t’u drejtohet kutive të votimit këtë të diel për...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...