web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sulmuesi i Kombëtares në qendër të vëmendjes, e kërkon me ngulm klubi i njohur italian

14 Korrik 2020, 17:01, Sport CNA

Pas falimentit që e degdisi në Serinë D, klubi i njohur italian Palermo, kërkon ringirtjen dhe rikthimin sa më të shpejt në elitën e futbollit. Drejtuesit janë të kërkim të lojtarëve të rinj dhe me vlerë, të cilët janë të aftë të garantojnë freskinë dhe cilësinë e skuadrës për sezonin e ardhshëm, e cila do të militojë në Serinë C dhe ka si objektiv ngjitjen në Serinë B.

?Itasportpress.it?, bën me dije, se stafi teknik i Palermos, ka hedhur sytë nga sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Xhakomo Virioni, i cili është pjesë e 23-vjeçarëve të Juventusit.

Ai shikohet si futbollisti ideal për të udhëhequr sulmin e Palermos, kjo falë edhe fizikut të tij. Vrioni është i gjatë 188 cm dhe ka një të majtë potente. Supergoli i realizuar ditën e djeshme, duket se ka joshur drejtuesit e Palermos, të cilët pritet që së shpejti të futen në tratativa me Juventusin, për ta marrë në formë huazimi Vrionin.





Lajmet e fundit nga