web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Infektohen me COVID dy mjekë në Ersekë/ Një pacient nga Korçë niset drejt Infektivit

13 Korrik 2020, 09:32, Sociale CNA

Në qarkun e Korçës janë shënuar 10 raste të reja me Covid. Dy raste në Ersekë janë personel mjekësor. Mësohet se të dy kanë pasur kontakt me rastin e parë që u shënua në Kolonjë dhe prej asaj dite të dy mjekët janë vetëizoluar.

Ditën e djeshme ata kanë shfaqur shenja të Covid dhe pas marrjes se tamponit rezultuan pozitivë. Gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar. Në Korçë të 7 rastet janë brenda në qytet. Disa prej tyre janë kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive ndërsa ka dhe vatra të reja.

Vatrat e reja mësohet se janë të importuara nga kryeqyteti. Kanë qenë qytetarë që kanë marrë shërbim mjekësor në një nga spitalet e kryeqytetit. Nga 7 rastet në Korçe një prej tyre është nisur me urgjencë drejt Tiranës. Grupmoshat e prekura janë të ndryshme midis tyre edhe mosha te reja. Ndërkohë që rasti i Pogradecit është kontakt i afërt i rasteve të mëparshme./CNA.al





Lajmet e fundit nga