web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Iu gjet 8 kilogramë kokainë në makinë/ Pranga dy shqiptarëve në Itali

12 Korrik 2020, 07:40, Kronika CNA

Dy shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë italiane pasi janë kapur me 8 kg kokainë.

Të arrestuarit janë shtetasit me inicialet .T 43 vjec, e J.M  37 vjeç.

Ata u arrestuan në flagrancë dhe iu sekuestruan 8 kg kokainë me një vlerë përftimi tregu deri në 1 milionë euro, si dhe iu sekuestruan mbi 20 mijë euro cash.

Agjentët e policisë ngritën dyshime mbi praninë e një automjet tip Seat Altea XL me targë polake që qarkullonte në rrugët e komunës së Senigallas.

Droga ishte fshehur në vende të modifikuar enkas poshtë sediljeve të pasme e nën bagazh, Kokaina ishte paketuar në 7 pako me 1150 kg secila dhe në shitjen me doza do të sillte një përfitim prej 1 milionë euro.

Gjithashtu në automjet u gjetën 5 mijë euro cash e 3 aparate celularë.

Ndërsa në banesën e shqiptarit J.M u gjetën të fshehura 15 mijë euro cash si dhe një aparat për të kapur pajisjet përgjuese./CNA.al

 

 

 





Lajmet e fundit nga