web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Momente paniku afër tunelit të Krrabës/ Makina merr flakë në ecje, disa të lënduar

11 Korrik 2020, 17:44, Kronika CNA

Një automjet është përfshirë nga flakët këtë pasdite. Ngjarja ka ndodhur në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Tuneli i Krrabës.

Në momentin që automjeti ka shpërthyer në flakë ka qënë në lëvizje afër vendit të quajtur Mamël jo shumë larg tunelit.

Sipasojë e flakëve kanë pësuar lëndime të lehta pasagjerët të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e këtij incidenti./CNA.al

 

 





Lajmet e fundit nga