web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reforma Zgjedhore/ Basha: Sot Edi Rama ka prishur marrëveshjen e 5 qershorit

10 Korrik 2020, 13:07, Politikë CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, lulzim Basha është shprehur se me qëndrimin e sotëm që kryeministri Edi Rama mbajti në lidhje me ndalimin e koalicioneve parazgjedhore, ka zhvlerësuar marëveshjen e 5 qershorit.

Në një deklaratë për mediat, Basha tha se ?Edi Rama sot ka prishur marrëveshjen e 5 qershorit në të cilën u investuan forcat politike dhe me ndërmjetësimin e SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe.

Në këtë marrëveshje qendrore ishte miratimi me konsensus i reformës zgjedhore dhe do të plotësonte një kusht për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.

Ne si opozitë kemi bërë gjithçka për të arritur një marrëveshje?./ CNA.al





Lajmet e fundit nga